MI: Rrugët nacionale, rajonale dhe auto-udhët të kalueshme

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se të gjitha rrugët nacionale, rajonale dhe auto-udhët janë të kalueshme.

Në të gjitha rrugët nën përgjegjësi të Ministrisë së Infrastrukturës ka pasur intervenime me kripë dhe largimin e borës në: Gjilani 1 dhe2, Prishtina 1 dhe 2, Auto-udhët R7, N9, R6,  Ferizaj 1 dhe 2, Gjakova 1 dhe 2, Peja 1 dhe 2, Prizreni 1 dhe 2, Mitrovica 1 dhe2.

Për shkak të reshjeve të borës të kohë pas kohëshme në 24 orëshin e fundit dhe temperaturave nën zero (-4) u intervenua disa herë me kripë si dhe pastrim të borës në auto-udhën R6 Segmenti Doganaj-Hani i Elezit.

Ndërsa për shkak ngricave po intervenohet në shpërndarjen e kripës në  të gjitha rrugët  e regjionit të Prizrenit 2: M25 Prizren-Morinë, R115 Prizren – Prevallë , R113 Zhur -Dragash- Restelicë, R114 Dragash – Brod, R222 Brezne – Zhur.

Peja është njëra nga komunat që ka pasur reshje më të mëdha të borës dhe është intervenuar në vazhdimësi për t’i mbajtur rrugët e qarkullueshme.

Në rrugën N9 Pejë-Bogë bëhet largimi i borës nga rruga me hedhëse (frezë) pasi sasia e borës është e madhe dhe ka filluar ngushtimi i rrugës. Bëhet shpërndarja e kripës kundër ngricave. Të gjitha rrugët janë të kalueshme për qarkullim.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close