Osmani: Sot ndihemi krenar për ndihmën që shqiptarët i dhanë hebrenjve

Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani, ka vendosur kurora lulesh  në Ditën  e Përkujtimit të Holokaustit.

Osmani ka thënë se  gjenocidi ndaj hebrenjve është barbaria më e madhe që njeh historia njerëzore deri më sot.

Ajo ka thënë se duhet të ndihemi krenar për ndihmën që shqiptarët i kanë dhënë komunitetit hebraik.

Postimi i plotë i saj.

Nuk mund ta njohë askush më shumë dhimbjen se sa popujt që përjetuan fate historike të ngjashme!

Në Ditën e Përkujtimit të Holokaustit, bashkëndjejmë me miqtë tanë dhe ritheksojmë se gjenocidi ndaj hebrenjve është barbaria më e madhe që njeh historia njerëzore deri më sot.

Sot, duhet ta kujtojmë dhe të ndihemi krenar për ndihmën të cilën shqiptarët i dhanë komunitetit hebraik në vitet e trishtimit. E përderisa kujtojmë kalvarin e hebrenjve, nuk ka si të mos përmendet edhe ndihma e shtetit izraelit ndaj kosovarëve të dëbuar dhunshëm në luftën e vitit 1999.

Në botë mbijetojnë vetëm miqësitë ndërmjet popujve e shteteve. Kosova, shqiptarët, Izraeli dhe izraelitët prej kohësh kanë ndërtuar urat e miqësisë.

Holokausti u kujtoftë përgjithmonë dhe shërbeftë në funksion të ndërgjegjësimit që ngjarjet si këto të mos ndodhin kurrë më. Përkujtimi i Holokaustit është riafirmim i të vërtetës, një nevojë prej së cilës nuk duhet të hiqet dorë asnjëherë dhe në asnjë rrethanë!

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close