Përfitimet e një dremitje pasdite

ATSH/ – Një studim i ri thekson se të bësh pak pushim pasdite ndihmon mendjen të mbetet e pastër dhe elastike, veçanërisht nëse je në moshë të thyer, shkruan vanityfair.it.

Jo vetëm kaq.

Gjumi mund të veprojë gjithashtu si një rregullator i përgjigjes imune në prani të gjendjeve inflamatore, sipas një studimi të botuar në revistën ”General Psychiatry”, i cili shqyrtoi modelet e pushimit të 2 214 njerëzve të shëndetshëm të moshës 60 vjeç e lart në disa qytete të mëdha kineze.

Sipas studimit rreth 1 534 persona bënë dremitje të rregullta pasdite nga pesë minuta në dy orë, ndërsa 680 jo.

Studiuesit më vonë zbuluan, përmes një testi depistimi të demencës, të kryer nga vetë pjesëmarrësit, që gjumi pasdite shoqërohej me përmirësimin e qartësisë, rrjedhshmërisë verbale dhe kujtesës.

Sipas studimit, “përveç uljes së përgjumjes, pushimet në mes të ditës ofrojnë një sërë përfitimesh të tilla si konsolidimi i kujtesës, përgatitja për mësimin pasues, funksionet e përmirësuara dhe një nxitje e stabilitetit emocional”.

Jo vetëm kaq, pati edhe disa efekte negative: ata që bënin dremitje të rregullta pasdite kishin një nivel më të lartë të triglicerideve, që do të thotë se faza e pushimit ishte e lidhur me disa faktorë rreziku për sëmundjet kardiovaskulare.

Sipas studiuesve, në praktikë, rezultatet e studimit sugjerojnë se gjumi rregullon përgjigjen imune të trupit dhe për këtë arsye gjumi përfaqëson një përgjigje të evoluar ndaj inflamacionit.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close