Presidenti serb Vuçiq u thotë serbëve të mos frikësohen nga ‘Shqipëria e Madhe`

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq deklaroi se ishte i bindur që vazhdimi i dialogut me Kosovën do të ndodhë një ditë, përkundër deklaratave të ndryshme të cilat ai i ka quajtur të papërgjegjshme, të tilla si “krijimi i një ‘Shqipërie të Madhe`” nga politikanët shqiptarë.

Ai më tej tha se Serbia është e vogël në Evropë dhe në botë dhe se duhet të kujdeset për deklaratat e saj dhe të lëviz në mënyrë që të mbetet “çelësi i stabilitetit” në Ballkan, transmeton GE.

“Në rajon, ne jemi ata që duhet të kujdesemi më shumë. Ata të gjithë kanë të drejtën e deklaratave të papërgjegjshme, të gjithë kanë të drejtën e sjelljes së papërgjegjshme dhe le ta bëjnë atë nga Sarajeva deri në Prishtinë dhe disa të tjerë, të cilët as nuk do t’i përmend. Ne nuk kemi të drejtë”, tha Vuçiq për RTS.

Ai tha se Serbia duhet të ruajë paqen dhe se do të përgjigjet në një mënyrë të zgjuar.

“Lërini të thonë çfarë të duan, mos kini asnjë frikë, sepse Serbia është shumë më e fortë sot se dikur, në mënyrë që të mund të ulim tensionet dhe të shohim se vendi ynë po përparon”, tha Vuçiq.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close