Saturday, March 06, 2021

Volkswagen duhet të paguajë 16,3 milionë euro për emetimet e rreme të naftës

ATSH-AA/ – Një gjykatë e Madridit ka vendosur që prodhuesi gjerman i makinave Volswagen duhet të paguajë 16,3 milionë euro (19.8 milionë dollarë) për personat që u mashtruan nga pretendimet e rreme të kompanisë në lidhje me emetimet e naftës.

Në vitin 2015 u zbulua se Volkswagen qëllimisht programonte motorë me naftë në mënyrë që makinat të kalonin testet e emetimeve. Megjithatë, në përdorim të rregullt makinat emetojnë deri në 40 herë më shumë ndotës.

Pesë vite më parë, Organizata Spanjolle e Konsumatorëve (OCU) filloi betejën ligjore me kompaninë Volkswagen me shpresën për të marrë kompensim për pronarët e makinave të prekura nga emetimet e naftës.

Gjykatësi theksoi se kompania Volkswagen mori pjesë në sjellje antikonkurruese të biznesit.

OCU e përshëndeti vendimin edhe pse kompania gjermane ende ka të drejtë ta apelojë vendimin.

Nëse mbetet vendimi, konsumatorët spanjollë të makinave me naftë duhet të marrin nga tre mijë euro, si dhe riparime falas të softuerit ose harduerit të makinave të tyre.

“Volswagen në vazhdimësi ka refuzuar kërkimin për një zgjidhje për konsumatorët e prekur në Spanjë, siç bëri kompania në vende të tjera si në Gjermani”, tha OCU në një njoftim.

Në të gjithë botën, Volkswagen ka zgjidhur raste, ka humbur në gjykata dhe është përballur me gjoba të mëdha për skandalin e emetimeve. Në muajin qershor, Bloomberg raportoi se kompania duhet të paguajë mbi 33 miliardë dollarë gjoba.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close