Zbulohet Wasp-62b planeti gjigant pa re

/ATSH-ANSA/ – Është zbuluar një planet gjigant pa re.

Ai ndodhet 575 vjet dritë larg dhe quhet Wasp-62b.

Atmosfera e saj e qartë e bën më të lehtë studimin e përbërjes kimike të planetit dhe kjo mund të ndihmojë në identifikimin se nga çfarë është bërë kjo botë e huaj dhe si u formua.

Rezultati i kërkimit u botua në ”Astrophysical Journal Letters”, nga grupi i Qendrës Amerikane për Astrofizikën Harvard & Smithsonian, i koordinuar nga Munazza Alam.

Planeti ka një masë që është rreth gjysma e masës së Jupiterit, por është një i ashtuquajtur “Jupiter i nxehtë”, i cili është një gjigant shumë i nxehtë i gazit sepse është shumë afër yllit të tij.

Në fakt, ndryshe nga Jupiteri, i cili, për shkak të distancës së tij nga Dielli kërkon gati 12 vjet për të përfunduar një orbitë, Wasp-62b përfundon një rrotullim rreth yllit të tij në vetëm katër ditë e gjysmë.

Studiuesit e studiuan atë falë të dhënave nga teleskopi hapësinor ”Hubble”, i menaxhuar nga NASA dhe Agjencia Europiane e Hapësirës (ESA).

Ky planet fillimisht nuk i bëri shumë përshtypje Alamit, por më pas studiuesi ndryshoi mendim duke e studiuar më thellësisht.

”Nëse do të kishte pasur re ose mjegull, këto do të kishin errësuar nënshkrimin e plotë të natriumit. Kjo është provë se po shohim një atmosferë të pastër”, shtoi ai.

Planetët pa re janë jashtëzakonisht të rrallë dhe astronomët besojnë se studimi i tyre mund të çojë në një kuptim më të mirë të mënyrës se si ata u formuan.

Rrallësia e tyre sugjeron që ata mund të jenë formuar ndryshe nga shumica e planetëve.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close