28 Janar 1888 – Në Dubrovnik, lindi Henrik Bariç
28 Janar 1888 – Në Dubrovnik, lindi Henrik Bariç – studioi në Graz dhe Vjenë, Austri (si shumë albanologë), dha mësime në universitete të ndryshme si Zagreb, Beograd, Sarajevë, para, gjatë, dhe pas Luftës së Dytë Botërore. Fusha e tij e studimeve ishte historia e gjuhëve indoevropiane. Shumë energji, Bariç (v. 1957), i kushtoi gjuhës shqipe dhe vendit të saj në familjen indoevropiane. Kur shumica e dijetarëve favorizonin prejardhjen ilirishte të shqipes, Bariç e shihte gjuhën shqipe si të ardhur nga trakishtja, në nivel indoevropian, si më të afërt me frigjishten, armenishten dhe rumanishten./K.E
Comments are closed.