Biden dhe Merkel paralajmërojnë kursin ndryshe ndaj Kosovës nga ai i Marrëveshjes së Washingtonit

/Nga Xhelil Arifi

Ata që mendojnë ose për hesape të tyre inatçore politike shpresojnë se politikat e administratës së Trumpit ndaj Kosovës nuk do të ndryshojnë në kohën e qeverisjes së presidentit të ri Biden,gabojnë.

Të gjitha njoftimet nga prononcimet e para zyrtare por edhe të mëhershme tregojnë një kurs ndryshe,sa i përket zhvillimeve problematike në relacionin Kosovë -Serbi.

Beiden edhe gjatë fushatës parazgjedhore e kishte thënë se (parafrazim) “duhet krijuar balancë në dialogun Kosovë-Serbi”,pasi ai kishte vërejtur një raport të disbalancuar ,me tendenca animi pro-serb duke pasë parasysh presionin jo të drejtë ndaj Kosovës.

Edhe ambasadori amerikan në Kosovë ,Kosnett ka paralajmëruar ndryshimin,madje duke prekur edhe në Marrëveshjen e Washingtonit të sponzorizuar nga Trumpi,mbi të cilën trumpetojnë “suksesin” e tyre politik ,politikanët tanë të dështuar.
Këtë mund ta nxjerrim nga kontexti i deklarimit të ambasadorit në Prishtinë kur thotë se :marrëveshja e 4 shtatorit mbetet në fuqi derisa të ketë ndonjë ndryshim të mundshëm në të ardhmen.

Pra ,nuk thotë se ajo marrëveshje mbetet përfundimisht e tillë,por lë hapësirë të kuptojmë se ajo mund të ndryshojë.

Pas një bisede telefonike midis Presidentit Joseph Biden dhe Kancelares Gjermane Angela Merkel, Shtëpia e Bardhë njoftoi se Ballkani Perëndimor është ndër gjashtë përparësitë e politikës së jashtme amerikane. Çështja e arritjes së një marrëveshje midis Prishtinës dhe Beogradit u gjet, krah për krah, me Afganistanin, Rusinë, Kinën, Iranin dhe Ukrainën, ku administrata amerikane sheh problemet më të mëdha që do të donte t’i zgjidhte,thuhet në njoftime mediale.

Pra asnjë shenjë paraprake nuk jep mundësi për të menduar se politika e Bidenit në lidhje me Kosovëndo të jetë në përputhje me politikën e administratës së mëparme ,për fatin tonë të mirë e keqardhjen e skeptikëve si dhe të atyre që pretendojnë të kundërtën duke mbrojtur qëndrimin se në Washington ishin arritur gjëra të “favorshme ” për Kosovën!!

Të paktën Serbia nuk do ta ketë të lehtë më shantazhin politik të ushtruar në kohën e Trumpit,gjë të cilën e pohon edhe media pro-ruse Sputnik e cila shkruan se pas njoftimit se Kosova është ndër gjashtë përparësitë e administratës së re të SHBA dhe Ballkanit Perëndimor do të thotë që Serbia duhet të jetë e gatshme për sfida të reja, kryesisht rreth Kosovës.

Besojmë se pesha e presionit për kompromise të reja ndaj Serbisë nuk do të jetë e rëndë siç ishte,është paralajmëruar balancimi kemi arsye të shpresojmë se kështu edhe do të ndodhë.

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close