Isa Mustafa e do Kurtin në krye të listës së VV-së

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, është pyetur nëse moskandidimi i Kurtit po ia lehtëson LDK-së fitoren në këto zgjedhje. Por, sipas Mustafës kjo situatë është në favor të Albin Kurtit.

Mustafa thekson se qeveria e re do të rrëzohej me votat e atyre që janë të dënuar.

“Konsideroj se jo LDK-së, por zotit Kurti po i bëhet më e lehtë situata pa Albin Kurtin, kandidat për deputet. Ndryshe qeveria me vota të atyre që janë të dënuar do të rrëzohej”, tha ai.

Isa Mustafa, apo i pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës shtoi se partia e tij dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë garuar edhe kur Kurti ka qenë në krye të listës dhe se edhe kësaj radhe do të garonin pa asnjë problem.

“Bile, po mos të ishte verdikti i Kushtetueses do të ishte më e dëshiruar për LDK-në lista në krye me z.Kurti. Sepse kështu po e luajnë rolin e viktimës, por në fakt janë viktimë e vetvetes”, shtoi Mustafa për lajmi.net.

I pyetur nëse Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë është duke menduar për ndonjë koalicion të mundshëm, Mustafa theksoi se partia e tij do të bashkëpunojë me ata që e ruajnë dhe e përparojnë Kosovën.

“Do të bashkëpunojmë me ata që e ruajnë dhe e përparojmë Shtetin e Kosovës”, deklaroi ai.

Ndryshe në vendimin që kandidatët të cilët kanë probleme me ligjin të mos jenë pjesë e listës për deputetë ishte edhe Xhavit  Ukaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës, por i njëjti u zëvendësua që në ditët e para dhe kësisoj LDK nuk pati më probleme të ngjashme.

Por përpos Albin Kurtit nga Lëvizja Vetëvendosje të cilëve iu pamundësua kandidimi, janë edhe Albulena Haxhiu, Liburn Aliu, Labinotë Demi-Murtezi dhe Bajram Mavriqi, të cilët nuk mund t’i bashkohen listës së kandidatëve të VV-së në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ndryshe më 14 shkurt, qytetarët e Kosovës do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Kuvendin e Kosovës si dhe të parin e Qeverisë.

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close