Më 28 Janar 1936, në Gjirokastër lindi Ismail Kadare

Më 28 Janar 1936, në Gjirokastër lindi Ismail Kadare, romancieri, poeti, eseisti dhe dramaturgu i madh shqiptar.
Në Gjirokastër lindi Ismail Kadare. Fillimisht tërhoqi vëmendjen si poet, por ishin librat në prozë që e bënë të famshëm. “Tani unë ngjitem lart dhe s’kam asnjë gezim./Këtu ku kam arritur më ftohtë është, më vetmi./E dija këtë, por padurimi i vdekur/Më shtynte të shpejtoj te ky sinor i kotë.” (I.K.) “Gjenerali i ushtrisë se vdekur” (1963), është romani i tij më i njohur, por edhe libri i tij i parë që arriti audiencën ndërkombëtare. Ndër romanet e tjera të Kadaresë që kanë të bëjnë me historinë e Shqipërisë është “Kështjella” (1970), me ngjarje në shekullin e 15-të gjatë rezistencës së armatosur të popullit shqiptar kundër osmanëve. E njëjta temë e rezistencës, por në një kontekst politik, rishfaqet tek “Dimri i Madh” (1977), me ngjarjet që pasuan prishjen e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik në vitin 1961. “Ura me tri harqe” (1978) vendoset në Shqipërinë mesjetare. Veprat e mëvonshme të Kadaresë përfshijnë “Nëpunësi i pallatit të ëndrrave” (1981); “Dosja H.” (1990) dhe “Piramida” (1995). Libri “Tri këngë zie për Kosovën” (1999) përbëhet nga tre tregime për një betejë të shekullit të 14-të mes udhëheqësve të Ballkanit dhe Perandorisë Osmane (në Fushë Kosovë). “Lulet e ftohta të marsit” (2000), tregon historinë e një piktori në Shqipërinë pas-komuniste; “Pasardhësi” (2003) shqyrton fatin e një prej pasardhësve imagjinarë të Enver Hoxhës. “Darka e gabuar” (2008) ndjek jetën e dy mjekëve në një seri ngjarjesh të lidhura me hyrjen e trupave naziste në Gjirokastër në vitin 1943. “Romani Kronikë në gur” (1976), është një libër ku Kadare flet më shumë për fëmijërinë e tij, si dhe për qytetin e vet, Gjirokastër. Tek “Eskili, ky humbës i madh” (1988), autori shqyrton afërsitë mes kulturave shqiptare dhe greke nga antikiteti në kohët moderne.
Ndërsa në librin “Nga një dhjetor në tjetrin” (1991) Kadare shpreh pikëpamjet e tij mbi politikën shqiptare 1944 – 1990. Prej vitesh kandidat për çmimin Nobel në letërsi, Kadare, fitues i shumë çmimeve ndërkombëtare, banon në Paris, me Tiranën si destinacion kryesor./K.E

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close