Në 24 orë , ngrihen 80 aktakuza në Kosovë

Në 24 orët e fundit, ngrihen 80 aktakuza në Kosovë Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë ngritur 80 aktakuza për vepra të ndryshme,

Brenda kësaj kohe, janë ndaluar 10 persona si dhe janë bërë 2 kërkesa për caktimin e paraburgimit të tre personave për shkak të dyshimit se ata kanë kryer vepra të ndryshme penale.

“Prokurori i Shtetit, njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur tetëdhjetë (80) aktakuza, për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë dhjetë (10) persona, si dhe janë bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit të tre (3) personave, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer vepra të ndryshme penale”, është thënë për media.

Njoftimi i plotë:

Prokurori i Shtetit, njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur tetëdhjetë (80) aktakuza, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë dhjetë (10) persona, si dhe janë bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit të tre (3) personave, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak për një (1) person, si dhe ka ngritur tridhjetenjë (31) aktakuza kundër tridhjetetetë (38) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person për 48 orë, si dhe ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona. Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë,  gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestarë është ndaluar një (1) person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48  orësh. Gjithashtu, janë ngritur tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave për vepra të ndryshme penale.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close