Në Gjermani identifikohet “Lloji danez” i coronavirusit
Llojet e reja britanike dhe jug afrikane të koronavirusit kanë frikësuar të gjitha vendet evropiane për një kohë të gjatë dhe tani në Gjermani është identifikuar një lloj i ri nga Danimarka , i për të cilin nuk ishte dëgjuar për një kohë të gjatë.
Për “llojin danez” pretendohet të anashkalojë më lehtë sistemin imunitar të trupit.
Nga frika e përhapjes, qeveria daneze vrau të gjithë vizonët dhe pritej që në nëntor të zhdukej ky lloj.
Sidoqoftë, dy raste të llojit danez janë identifikuar në Ansbach dhe Neu-Ulm në Gjermani.
Sipas mediave, laboratori në Augsburg provoi se shkaku i sëmundjes së dy pacientëve më të vjetër se 60 vjeç ishte pikërisht nga lloji danez.
Tani për tani, është e paqartë se çfarë lidhje mund të kishin pacientët me Danimarkën.
/Përgatitur nga proinformacion.com/
Comments are closed.