Palmer kërkon formalizimin e marrëdhënieve diplomatike Kosovë – Izreal

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, zhvilloi sot një bisedë telefonike me Matthew Palmer, Zëvendës-Ndihmës Sekretar në Departamentin Amerikan të Shtetit dhe Përfaqësues Special për Ballkanin.

Ministrja Haradinaj-Stublla dhe Palmer biseduan gjerësisht për aktualitetin politik në Kosovë dhe SHBA dhe marrëdhëniet rajonale.

“Në emër të Kosovës shpreha mirënjohjen tonë për angazhimin dhe vëmendjen e palëkundur të SHBA-ve ndaj Kosovës, dhe bindjen se edhe në këto zgjedhje parlamentare, Kosova do të ruajë standardin e mbajtjes së zgjedhjeve demokratike e të lira”, u shpreh ministrja Stublla-Haradinaj duke shtuar se “z. Palmer nga ana e tij konfirmoi se SHBA-të do të vazhdojnë përcjelljen me interesim të lartë zhvillimet në Kosovë, veçanërisht në implementimin e Marrëveshjes së 4 Shtatorit, specifikisht formalizmin e marrëdhënieve diplomatike mes Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Izraelit”.

Shefja e diplomacisë kosovare tha se kjo arritje kulmore për Kosovën, shtetësinë dhe subjektivitetin e saj ndërkombëtar po arrihet falë rolit kyç të SHBA-ve, dhe do të hapë një horizont të ri bashkëpunimi ndërkombëtar për Kosovën.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close