“Defender 21”, stërvitja më e madhe ushtarake e SHBA-së në Europë/ 6 mijë trupa në Shqipëri

ATSH/ Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim foli sot për organizimin e stërvitjes ushtarake të drejtuar nga ushtria e SHBA në Europë “Defender 21”, ndërsa theksoi se rreth 6 mijë trupa do të kalojnë në Shqipëri.

E ftuar në një studio televizive, Kim tha se “është hera e parë që e përmend në publik, por do të kemi atë që e quajmë stërvitjen ushtarake Defender 21”.

“Do të jetë një stërvitje e drejtuar nga ushtria e SHBA në Europë dhe do të përfshijë rreth 26 vende të ndryshme, 30 mijë trupa. Do të jenë ndoshta 6 mijë trupa që do të kalojnë nëpër Shqipëri në maj dhe qershor dhe javën e ardhshme, zv.komandanti i ushtrisë amerikane për Europën dhe Afrikën do të jetë këtu për të informuar udhëheqësit e vendet dhe publikun se çfarë është kjo stërvitje. Pra, shumë domethënëse”, tha ajo.

Ambasadorja Kim tha se “do të jetë stërvitja më e madhe ushtarake që do të zhvillohet në Ballkan”.

“Do të përfshihen 26 vende të ndryshme që do të dërgojnë trupa. Nuk e di nëse të gjitha do të kalojnë këtu, por 6 mijë do të jenë këtu. Ajo që do të ndodhë është që stërvitja do të zhvillohet në shumë vende të ndryshme, jo vetëm në Shqipëri. Edhe vendet e tjera të Ballkanit do të jenë pjesë e stërvitjes dhe deri në Balltik. Ideja e stërvitjes është të zhvillojë bashkëpunimin dhe ndëroperabilitetin mes aleatëve, që të kemi aftësinë të shkojmë nga Adriatiku deri në Detin e Zi. Pra, është diçka madhore”, tha ajo.

“Mendoj se SHBA, nëpërmjet NATO-s, gjithmonë ka qenë e qartë për rëndësinë që ka puna e ngushtë me aleatët dhe miqtë tanë. Jemi të qartë se çfarë do të thotë të jesh pjesë e bashkësisë ndëratlantike”, tha ambasadorja Kim.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close