Ekspertët zgjedhor nga BE-ja kanë arritur në Kosovë

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka në mbledhjen e sotme ka bërë të ditur se në Kosovë ka arritur ekipi i ekspertëve zgjedhor nga Bashkimi Evropian.

Daka ka shtuar se ky ekip do të monitoroj procesin zgjedhor në Kosovë.

“Tashmë ka arritur një ekip i ekspertëve zgjedhor nga BE që do të jenë këtu dhe tashmë kanë filluar monitorimin e KQZ para zgjedhjeve, gjatë ditës së zgjedhjeve dhe pas procesit të zgjedhjeve”, ka thënë Daka, shkruan Telegrafi.

Daka ka shtuar se Bashkimi Evropian për shkak të situatës me pandeminë nuk kanë mundur të dërgojnë mision sikurse herëve të tjera.

Ajo ka shtuar se grupi i ekspertëve që ka arritur do të hartojë edhe një raport në fund të procesit zgjedhor.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close