Studimi izraelit: Vaksina Pfizer 51% efektivitet kundër COVID-19

ATSH/ Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti ka publikuar sot një studim nga Izraeli, shtet i cili ka numrin më të lartë të popullsisë së vaksinuar, ku thuhet se vaksina BNT162b2 (PfizerBionTech) ka efektivitet 51 % kundër infeksionit nga SARS-CoV-2 nga 13 deri në 24 ditë pas dozës së parë.

Alimehmeti ka theksuar se është e detyrueshme marrja e dozës së dytë, për ta rritur më tej mbrojtjen.

“Super rezultate nga fushata e vaksinimit antiCOVID-19 në Izrael”, shpreht Alimehmeti.

Sipas tij, të dhënat e terrenit janë publikuar pasi janë punuar nga Universiteti i Tel Avivit, Izrael. Në total u studiuan: 503.875 individë (moshë mesatare 59.7 vjeç); 351.897 u ndoqën 13-24 ditë pas vaksinimit (një dozë).

“Incidenca kumulative e SARS-CoV-2 ishte: 0.57 % (2.484 individë) gjatë ditëve 1-12, dhe 0.27 % (614 individë) gjatë ditëve 13-24 pas vaksinimit. Reduktimi relativ i riskut në total ishte 51.4 %. Ulja e qartë e incidencës bëhej evidente pas ditës së 18-të nga doza e parë. Reduktimi relativ i riskut më në detaj ishte: 44.5 % te moshat mbi 60 vjeç, 50.2 % te individët më të rinj, 50.0 % te femrat, dhe 52.1 % te meshkujt”, ka shtuar Alimehmeti.

“Autorët dalin në përfundimin se: Vaksina BNT162b2 (PfizerBionTech) ka efektivitet 51 % kundër infeksionit nga SARS-CoV-2 13-24 ditë pas dozës së parë të vaksinës. (Nivel shumë i afërt me deklarimin e vetë Pfizer, pra 52.0 %) Për të rritur më tej mbrojtjen, doza e dytë është e detyrueshme”, ka nënvizuar Alimehmeti.

“Superlajm! Vaksina funksionon në popullatë! Nuk duhet humbur kohë!”, ka përfunduar ai.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close