IPK’ja konfirmon arrestimin e Harris Kelmendit

Inspektorati Policor i Kosovës, ka konfirmuar arrestimin e zyrtarit policor Harris Kelmendi për keqtrajtimin që i ka bërë një 18-vjeçari në stacionin policor në Prishtinë.

“Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti i Hetimeve kanë vazhduar të ndërmarrin veprime hetimore lidhur me informacionin (vide-incizim i një ngjarje të vitit 2018)  në bazë të të cilit dyshohej për tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës nga një zyrtar policor në Prishtinë (shih komunikatën e datës 28.01.2021 si më poshtë)”, thuhet në njoftimin e IPK’së.

Ndaj të dyshuari, IPK’ja ka njoftuar se është vendosur masa e ndalimit për 48 orë.

“Lidhur me këtë rast IPK kishte arrestuar një zyrtar policor më 28 .01 2021 me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare”kurse i njëjti rast nga prokuroria është vendosur që të vazhdohet në procedurë të rregullt. Pas disa veprimeve hetimore në konsultim me prokurorinë kompetente, hetuesit e IPK-së kanë arrestuar sot këtë zyrtar policor me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “pengim i të provuarit”dhe të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet më tutje në njoftim.

IPK’ja ka marrë vendim edhe për suspendimin e dy zyrtarëve tjerë policor, një rreshter dhe një polic tjetër.

“Në kuadër të këtij hetimi, Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin  edhe të dy punonjësve policorë (një rreshteri policor që në kohën e incidentit të vitit 2018 ishte mbikëqyrës i të dyshuarit dhe një zyrtar tjetër policor që dyshohet se ishte pjesëmarrës në keqtrajtim). Veprimet e mëtutjeshme hetimore lidhur me këtë rast për të sqaruar rrethanat e këtij incidenti do të vazhdojnë nga hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës”, thuhet më tutje.

Në ndërkohë avokati i Kelmendit ka thënë për Express, se ndalimi i tij është i padrejtë.

Ky zyrtar policor aktualisht është nën hetime edhe për një rast tjetër keqtrajtimi.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close