Në Sanremo do të këndohet pa… spektatorë!

ATSH-ANSA/ – Në lidhje me Festivalin e Sanremos mbeten në fuqi dispozitat e dekretit të Këshillit të Ministrave të 14 janarit 2021, që lejon realizimin e spektakleve në mungesë të publikut, deklaroi ministri italian i Shëndetësisë, Speranza pas kërkesave të kompanive diskografike për performancën e festivalit të Sanremos.

Në letër, ministri i referohet ankimimit të një kompanie regjistrimi në lidhje me edicionin e vitit 2021 të Festivalit të Sanremos, që kërkon përgatitjen e një protokolli sigurie për artistët në skenë dhe pas kuintave.

Speranza deklaroi se do ta paraqiste këtë kërkesë te Komiteti Tekniko-Shkencor në mënyrë që të siguroheshin indikacionet e nevojshme në kohën e duhur, duke marrë parasysh, në çdo rast, se, në lidhje me shfaqjet që zhvillohen në sallat teatrore, siç është Festivali i Sanremos, mbeten në fuqi dispozitat që pengojnë pjesëmarrjen e publikut.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close