Policia sqarohet për vjedhjen e radarëve në Aeroportin e Prishtinës

Policia e Kosovës është sqaruar për sa i përket informatës se janë vjedhur radarët në Aeroportin Ndërkombëtarë të Prishtinës “Adem Jashari”.

Sipas njoftimit sqarues dërgesa që ka përmbajtur radar, kanë ardhur nga një shtet evropian, për një kompani private në Kosovë. Sipas policisë kjo dërgesë e adresuar në Kosovë, ka rezultuar të jetë dërguar gabim.

“Ashtu siç është raportuar sot përmes raportit 24 orësh, Policia e Kosovës, më 29.01.2021, nga njësitet e doganës është lajmëruar për një rast i cilësuar ‘vjedhje e rëndë’.  Me qëllim të njoftimit në mënyrë të drejtë të opinionit japim sqarimet shtesë lidhur me rastin: Më 30.12.2020, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, nga një shtet evropian, ka ardhur një dërgesë për një kompani private. Kjo dërgesë e adresuar në Kosovë, ka rezultuar të jetë dërguar gabim, andaj bazuar në procedurat e parapara e njëjta ka mbetur e deponuar në CARGO.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close