Italia rekomandon AstraZeneca vetëm për grupmoshën 18-55 vjeç
ATSH-DPA/ – Agjencia italiane e ilaçeve, AIFA, ka rekomanduar përdorimin e vaksinës së koronavirusit të AstraZeneca, vetëm për ata të moshës midis 18 dhe 55 vjeç.
”Të dhënat e disponueshme treguan një efektshmëri më të ulët se dy vaksina të miratuara tashmë, ndërkohë që ilaçi mund të forcojë fushatën e vaksinimit në Itali”, tha AIFA.
Të dhënat e deritanishme kishin treguar një “shkallë pasigurie” se sa efektive ishte vaksina britaniko-suedeze për njerëzit mbi 55 vjeç.
Kjo pjesë e popullsisë ishte e përfaqësuar dobët në studimet e deritanishme, megjithëse atje ishte vërejtur një përgjigje e mirë e antitrupave.
”Të moshuarve ose njerëzve me sëmundje bashkëshoqëruese duhet t’u jepen vaksina të tjera, të llojit mARN”, sipas AIFA-s.
Comments are closed.