ATSH/ Zonat verilindore dhe juglindore të vendit kanë prezencë të borës, por Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi se akset rrugore kombëtare janë të kalueshme.

ARRSH, bën të ditur se në të gjitha qarqet po vijon puna për mirëmbajtjen e e rrugëve, ndërsa apelon drejtuesit e mjeteve për respektimin e rregullave të qarkullimit dhe sinjalistikës.

Në zonën e Dardhës, në Korçë, ku ka patur reshje bore në ditët e fundit po ashtu ARRSH theksoi se po punohet për mbajtjen hapur të rrugës.