Një kongresmen sërish pozitiv me Covid-19 edhe pas dy doza vaksine

ATSH-DPA/ – Kongresmeni amerikan, Stephen Lynch u testua pozitiv me Covid-19 edhe pse kishte bërë dy doza të vaksinës së antikoronavirusit.

”Një zëdhënëse e demokratëve të Masaçusetsit, chusetts Demokrat, e cila mori pjesë në betimin e presidentit Joe Biden, javën e kaluar, konfirmoi diagnozën e tij dhe statusin aktual asimptomatik”, raporton CNN.

“F. Lynch rezultoi pozitiv, pasi një anëtar i stafit në zyrën e kongresmenit në Boston kishte rezultuar pozitiv në fillim të javës”, tha zëdhënësja Molly Rose Tarpey.

”Lynch, i cili synon të votojë me prokurë në Kongres javën e ardhshme, mori dozën e tij të dytë të Pfizerit dhe u testua negativ për sëmundjen, para se Biden të betohej më 20 janar”, sipas Tarpey.

Ajo nuk dha detaje kur kongresmeni mori secilën nga dozat e vaksinës./

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close