Osmani e Kurti bëjnë homazhe pranë shtatores së Zahir Pajazitit

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani bashkë me kandidatin për kryeministër të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti mëngjesin e sotëm kanë bërë homazhe pranë shtatores së Zahir Pajazitit.

Në 24 vjetorin e rënies së tij, Osmani tha se Pajaziti ishte figurë që organizoi celulat e para të Republikës së Kosovës, të UÇK-së ndaj okupatorit serb, i cili kishte për qëllim shfarosjen e shqiptarëve.

“Nuk duhet të harrojmë asnjëherë as largpamësinë e tij, as vizionin e tij, e mbi të gjitha trimërinë dhe qëndrueshmërinë e tij para një shteti të tërë, i cili kishte për qëllim që shqiptarët t’i zhdukte nga faqja e dheut”, ka thënë ai.

E kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti tha se Zahir Pajaziti bashkë me luftëtarët e tjerë ishin të vendosur dhe njerëz të aksionit.

“Zahir Pajaziti ishte bashkë me Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën ranë në një pritë para 24 vjetëve, atëherë kur po e organizonin luftën çlirimtare që do të ngjajë më pas. Dhe ata ishin njerëz të qetë, të vendosur, të mprehtë, njerëz të aksionit. Pra, kushtrimi çlirimtar i luftëtarëve të pa epur, është i sublimuar pikërisht, këta tre heronj e në veçanti te Zahir Pajaziti”, ka thënë Kurti.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close