Portugalia në krizë spitalore, Austria dhe Gjermania ofrojnë ndihmë

ATSH-DPA/ – Austria dhe Gjermania kanë ofruar të ndihmojnë shërbimin shëndetësor të raspkapitur të Portugalisë, ndërsa vendi po përpiqet të menaxhojë një rritje në rastet e Covid-19 që kërkojnë trajtim në spital.

Austria ka ofruar të marrë pacientë të sëmurë rëndë me Covid-19 nga Portugalia.

”Numri i pacienatëve që do të fluturojnë në Austri do të sqarohet me Ministrinë portugeze të Shëndetësisë”, njoftoi sot kancelari Sebastian Kurz.

“Është një domosdoshmëri e solidaritetit evropian për të ndihmuar në shpëtimin e jetëve njerëzore shpejt dhe në mënyrë joburokratike”, tha Kurz.

Austria tashmë ka marrë deri tani pacientë të kujdesit intensiv nga Franca, Italia dhe Mali i Zi.

Sistemi shëndetësor portugez është nën presion masiv për shkak të niveleve të larta të infeksioneve.

Sipas autoriteteve, vetëm disa shtretër të kujdesit intensiv janë ende në dispozicion.

Forcat e Armatosura gjermane po shqyrtojnë mënyrën e veprimit pas kthimit të një ekipi zbulimi mjekësor nga Portugalia.

”Natyra dhe shtrirja e mbështetjes për Portugalinë, nga e cila është marrë një kërkesë për ndihmë, duhet të vendoset”, tha një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes.

”Der Spiegel” njoftoi sot se një ekip prej 27 mjekësh dhe infermierësh mund të dërgoheshin në Portugali në fillim të kësaj jave për të ndihmuar në spitalet e mbingarkuara.

Sipas ”Der Spiegel”, ekspertëve të Bundeswehr në terren iu shfaq një pamje katastrofike. Sistemi shëndetësor ishte i mbingarkuar plotësisht, dhe shumica e stafit infermieror në spitale ishin vetë të infektuar me koronavirus./

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close