Prurjet në Kaskadën e Drinit 1 030 m3/s/ Prodhimi ditor llogaritet mbi 25 mijë MWh

ATSH/ Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) informoi sot se prurjet në kaskadën e lumit Drin llogariten 1 030 m3/s, ndërsa po vijon prodhimi me kapacitetet maksimale duke bërë të mundur plotësimin e të gjithë kërkesës për energji elektrike në vend.

KESH, po ashtu informoi se po kryhen shkarkime vetëm nga HEC-i i Vaut të Dejës.

Niveli i ujit në liqenin e hidrocentralit të Fierzës është 291.40 m nga 296 m që është kuota maksimale, në HEC-n e Komanit 170.14 m nga 175.5 m dhe HEC-n e Vaut të Dejës, 73.17 m nga 76 m që është kuota maksimale.

Në HEC-n e Fierzës prodhimi ditor është 7 233 MWh, në Koman 13 733 MWh, ndërsa në Vaun e Dejës, 4 512 MWh.

”Prodhimi total llogaritet 25 478 MWh dhe plotëson të gjithë kërkesën për energji elektrike të konsumit për vendin”, bën të ditur KESH.

Sipas të dhënave të publikuara nga KESH-i, në HEC-in e Fierzës shkarkimi nga prodhimi është 353 m3/s, ndërsa ka ndalur shkarkimi nga portat. Në HEC-in e Komanit shkarkimi nga prodhimi është 687 m3/s. Edhe këtu është ndaluar shkarkimi nga portat. Në HEC-in e Vaut të Dejës shkarkimi nga prodhimi është 437 m3/s dhe 500 m3/s nga portat.

“KESH do të vijojë të monitorojë situatën duke garantuar sigurinë e plotë të digave, furnizimin me energji elektrike të konsumatorit vendas dhe shmangien e ndikimit negativ të shkarkimeve në zonën e NënShkodrës”, thuhet në njoftimin e KESH-it.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close