Hoti:Masa urgjente ndaj policëve që e keqpërdorin detyrën

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka kërkuar nga Inspektorati Policor që të trajtojë me shumë përkushtim të gjitha ankesat e qytetarëve që vijnë në adresë të policisë.

Ai këto kërkesa i ka adresuar sot në një takim me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti dhe kryeshefin Ekzekutiv të Inspektoratit të Policisë së Kosovës Kushtrim Hodaj.

Sipas komunikatës së ZKM’së, Hoti ka kërkuar që të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme ndaj çdo zyrtari policor i cili keqpërdorë detyrën, duke theksuar se këto sjellje janë të papranueshme.

“Kryeministri Hoti, theksoi se nuk duhet lejuar që rastet e izoluara të dëmtojnë imazhin e policisë së Kosovës, institucionit më të besuar nga qytetarët për vite me radhë”, thuhet në komunikatë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close