KQZ aprovon 101 mijë e 839 aplikacione për votim jashtë vendit

Komisioni Qendror Zgjedhor ka aprovuar 101 mijë e 839 aplikacione për votim jashtë vendit, ndërsa ka refuzuar 29 mijë e 633.

Në bazë të të dhënave jopërfundimtare, KQZ-ja ka pranuar nga 13 deri më 21 janar rreth 131 mijë e 500 aplikacione për regjistrim si votues jashtë Kosovës.

“Vetëm 33 aplikacione janë pranuar përmes fahut postar dhe 195 të tjera përmes faksit të KQZ-së, ndërsa pjesa më e madhe e tyre, 131 mijë e 244 aplikacione janë pranuar përmes e-mailave të shërbimit votues. Pas vlerësimit të aplikacioneve, janë aprovuar 101 mijë e 839 aplikacione për regjistrim, ndërsa janë refuzuar 29 mijë e 633”, thuhet ndër të tjerash në njoftimin e KQZ-së.

Ky është njoftimi i plotë:

1.APLIKIMI DHE SHQYRTIMI I APLIKACIONEVE:

KQZ-ja ka pranuar një raport jopërfundimtar nga shërbimi votues lidhur me periudhën e aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës.

Numri i përgjithshëm i aplikacioneve të cilat janë futur në sistem ka qenë 175 mijë e 273 aplikacione.

Pas verifikimeve janë larguar 43 mijë e 801 aplikacione si dublikate, të cilat janë dërguar nga aplikues më shumë se një herë në tre e-mailat e shërbimit votues gjatë periudhës së aplikimit.

Pra, në bazë të të dhënave jopërfundimtare, KQZ-ja ka pranuar nga 13 deri më 21 janar rreth 131 mijë e 500 aplikacione për regjistrim si votues jashtë Kosovës.

Vetëm 33 aplikacione janë pranuar përmes fahut postar dhe 195 të tjera përmes faksit të KQZ-së, ndërsa pjesa më e madhe e tyre, 131 mijë e 244 aplikacione janë pranuar përmes e-mailave të shërbimit votues. Pas vlerësimit të aplikacioneve, janë aprovuar 101 mijë e 839 aplikacione për regjistrim, ndërsa janë refuzuar 29 mijë e 633 aplikacione.

Në 29 mijë e 100 raste aplikuesit janë refuzuar për shkak se nuk e kanë dëshmuar identitetin ose kriteret e zotësisë juridike apo nuk kanë nënshkruar aplikacionin për regjistrim. Në 65 raste të tjera aplikuesit janë refuzuar për shkak se në ditën e zgjedhjeve nuk arrijnë moshën 18 vjeç.

Sa për sqarim, ky nuk është një raport përfundimtar, sepse shërbimi votues akoma është duke bërë kontrollimin e dokumenteve të shtypura dhe krahasimin e tyre. 2.VERIFIKIMI PËRMES TELEFONIMIT: Shërbimi votues i KQZ-së, respektivisht zyrtarët nga qendra e thirrjeve, janë duke vazhduar të verifikojnë përmes telefonimit aplikuesit të cilët janë të aprovuar pasi kanë kaluar kriteret e zotësisë juridike. Në qendrën e thirrjeve janë shtuar linjat telefonike.

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close