Shorti:Këta janë numrat e partive politike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka hedhur të hënën shortin për renditjen e fletëvotimeve të subjekteve politike në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që do të mbahen më 14 shkurt.

Partia e parë në këtë listë do të jetë Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës – IRDK – 111. Në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që do të mbahen më 14 shkurt, partitë kryesore në vend e kanë këtë renditje: Lëvizja Vetëvendosje do të mbajë numrin 127, Lidhja Demokratike e Kosovës numrin 132, Partia Demokratike e Kosovës numrin 134, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të mbajë numrin 135, Nisma Socialdemokrate numrin 121, partia Fjala nunrën 138.

Ndërkaq nga partitë joshumicë deri më tash është tërhequr shorti për: Partia Rome e Bashkuar e Kosovës 117, Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës LPRK 123, Lëvizja për Bashkëveprim 116, Koalicioni VATA – 113, Nova Demokracka Strava 131, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës – IRDK – 111, Partia Demokratike e Ashkalinjve të Kosovës – 128, Srpski Demokratski Savez SDS – 118, Romani Iniciativa – 124, Srpska Lista – 119, YTHP do të mbajë numrin 114, Partia e Ashaklinjve për Integrim me numrin 113, Koalicioni Zaieno – 122, Partia Liberale Egjiptiane – SDU – 125 .

Me këtë rast, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka garantuar të gjithë pjesëmarrësit në këtë proces se KQZ është duke u angazhuar për zgjedhje të lira dhe demokratike.

“Edhe subjektet politike kanë përgjegjësinë e tyre të pazëvendësueshme për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Prandaj u bëj thirrje të gjithëve që të “, tha ajo.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close