Vuçiqi në Paris kërkon hise në Kosovë,përderisa politikanët shqiptar mundohen me ia nxjerrë sytë njani-tjetrit për pushtet

Për fatin tonë ky bosht nuk funksionon pa Shtetet e Bashkuara,dhe administrata e Bidenit do ta ketë fjalën kryesore në lidhjen e re Europë-ShBA në erën post trumpiane.
Por mos të harrojmë se Kosovën pas shpalljes së pavarësisë e kanë futur sërish në një rrokullisje politike nën maskën e “negociatave teknike” me Serbinë dhe e kanë futur në një proces i cili do qojë në një zgjidhje e cila do na bëjë ta harrojmë kompromisin që kemi bërë me Planin e Ahtisarit.
Prandaj asgjë s’ka përfunduar.Politikanët tanë duhet t’i lënë intrigat që i bëjnë njëri tjetrit e të merren me proceset të cilat do të ecin me trenin e ndarjeve globale e të mos sillen si në kohen e kobureve në brez,por me dokumente e fakte në krah drejt kancelarive vendimmarrëse.
/Xhelil Arifi/1 shkurt 2021
Comments are closed.