Çitaku i reagon BE-së për ambasadën e Kosovës në Jerusalem

Pas zyrtarizmit të marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit dhe paralajmërimit se Kosova ka për ta hapur ambasadën në Jerusalem erdhi reagimi nga zyra e Bashkimit Evropian. Këta të fundit deklarojnë se ambasadat e vendeve të BE-së duhet të vendosen në Tel Aviv e jo në Jerusalem.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), Vlora Çitaku.

Çitaku ka thënë se Bashkimi Evropian para se të jap leksione për ambasadën në Jerusalem të deklarohet për mungesën e misionit të Kosovës pranë BE-së.

Madje ajo shkruan se “Hipokrizia nuk ka emër”.

“Hipokrizia ka emër. Kosova nuk ka Ambasadë në Madrid, Bratisllave, Athinë, Bukuresht, Nikozia. Qe besa, Kosova nuk ka Ambasadë as pranë BE. Kish qenë mirë Brukseli, para se të na japë leksione për Ambasadën në Jerusalem, të deklarohet pak për mungesën e misionit të Kosovës pranë BE. Pastaj, a nuk është BE “neutrale” karrshi statusit të Kosovës a?! Nejse…Për viza nuk po foli ma mirë”, ka shkruar Çitaku.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close