Daka (KQZ): Në listë janë gjithë votuesit nga jashtë që janë verifikuar

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka thënë se në listën e 103.582 votuesëve nga jashtë që po pritet të certifikohet, janë të gjithë qytetarët që kanë dokumentuar zotësinë juridike të tyre, kanë bashkangjitur dokumente që janë verifikuar, atëherë janë përfshirë në listën përfundimtare.

“Ata do ta kenë të drejtën të votojnë në momentin kur të aprovohet pas disa çasteve fletvotimi nga ne. Askujt nuk do t’i mohohet e drejta kushtetuese për të votuar. Të gjithë do ta kenë të drejtën të votojnë. Askujt nuk do t’ia pamundësojmë të votojnë. Verifikimi ka arritur qëllimin e vet, e ajo është se në mesin e atyre që janë kontaktuar me telefon ka pasur qytetarë që kanë deklaruar se nuk janë persona që kanë dërguar aplikacionet”, ka thënë Daka.

 

Mbi 30 mijë kërkesa janë refuzuar. Sami Kurteshi, përfaqësues i VV-së në KQZ, ka thënë se duhet të zgjatet afati i pranimit të votave me postë nga jashtë për dhjetë ditë, në mënyrë që të mos u mohohet e drejta që 30 mijë personave që janë refuzuar t’u jepet e drejta të ankohen. Ai ka thënë se është shkelje kushtetuese nëse kjo nuk i mundësohet. Daka ka thënë se mërgata mund të ankohet në PZAP dhe se ka kohë për këtë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close