LVV kërkon nga KQZ të shtyjë afatin e arritjes së votave nga diaspora

Anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë kritikuar këtë institucion për mënyrë e organizimit të votimit jashtë vendit.

Ky subjekt politik po kërkon që për 10 ditë të shtyhet afati i arritjes së votave nga diaspora.

Anëtari Sami Kurteshi kërkoi nga prokuroria që të nisë hetimet për shkeljet që siç tha ai është duke i bërë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në këtë proces zgjedhor.

Kurteshi: Për 10 ditë të shtyhet afati i arritjes së votave në Kosovë

“Meqenëse janë shkelur të gjitha afatet që janë përcaktuar nga vetë KQZ-ja për votimin jashtë vendit ne kërkojmë publikisht dhe zyrtarisht tani që të shtyhet me gjithë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese që e ndalon këtë që KQZ-ja të kërkoj dhe të mundësojë lejimin e arritjes së votave pas ditës së zgjedhjeve në Kosovës, sepse vetë KQZ-ja i ka shkelur afatet të cilat i ka përcaktuar vetë dhe nëse sot nuk është mundësuar dhe ne nuk e dimë se a do mundësohet edhe nesër votimi nga jashtë Kosovës do thotë mundësia e arritjes së votova është gati zero, prandaj duhet të shtyhet afati i arritjes së votave nga jashtë vendit për 10 ditë….PZAP-ja duhet t’ua mundësoj qytetarëve që jetojnë jashtë vendit të bëjnë ankesa përmes e-mailit dhe jo t’i mbyll të gjitha rrugët për shfrytëzimin e mjeteve juridike duke mohuar mundësinë e komunikimit elektronik”, tha Kurteshi.

Kurteshi deklaroi se ende nuk është përfunduar lista përfundimtare e rregulluar që tregon saktë sesa aplikues jashtë vendit janë konfirmuar e sa janë refuzuar.

Anëtari i LV-së, thotë se tejkalime të afateve, bëjnë me dije se KQZ ka kaluar në rrafshin e kryerjes së veprave penale.

Sipas tij KQZ po ua mohon të drejtën mërgatës për të votuar.

Kurteshi: KQZ askund nuk është e përgatitur

“KQZ askund nuk është e përgatitur dhe ka shkelur këtë afat dhe kjo është një ndër shkeljet më të rënda. Por kjo nuk është edhe shkelja e parë ose e fundit në këtë proces zgjedhor të cilin janë duke e minuar haptazi dhe qartazi partitë e mëdha politike si LDK dhe PDK bashkë me kryesuese e KQZ-së dhe sekretariatin e KQZ-së që nuk ka mundur të ballafaqohet me numrin e madh…Vonesat për publikimin e listave përfundimtare janë evidente ne sot ende nuk e kemi listën përfundimtare të votuesve jashtë vendit, nuk e kemi të gatshme nuk mund ta dimë kush është certifikuar dhe kush jo. Verifikimi me telefon ka mbetur diku rrugës askush nuk e di se sa njerëz janë telefonuar si janë telefonuar…06’48 KQZ ka marr vendime absurd si pasoj e vendimeve absurd janë tejkaluar këto afate dhe me këtë KQZ si person juridik dhe personat fizik brenda KQZ-së kanë plotësuar të gjitha kushtet e kryerjes së veprës penale”, theksoi ai.

Kurse, anëtari tjetër në KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje, Alim Rama tha se këto vonesa dhe pengesa për votuesit jashtë vendit janë të qëllimshme.

Rama: Këto pengesa janë të qëllimshme

“Kjo pengesë është e qëllimshme edhe pse unë si anëtar i KQZ-së në rolin që kryesor për Këshillin për Operacione Zgjedhore i kam dërguar dje e-mail zonjës Daka dhe të gjithë anëtarëve të tjerë që të ftojnë një mbledhje urgjente sepse jemi në afat sot është dashur të bëhet certifikimi i listës dhe aprovimi dhe publikimi i fletëvotimit dhe gjithë broshurat e kandidatëve. Me këto pengohet edhe rrezikohet i gjithë procesi zgjedhor….Nëse nuk aprovohet dhe dorëzohet për tu shtypur fletëvotimi atëherë ne mundemi me rreziku arritjen e fletëvotimeve në Kosovë për ditën e zgjedhjeve”, tha ai.

Sot ka filluar afati për votimin nga diaspora, mirëpo ende në ueb-faqe nuk janë publikuar fletëvotimet.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close