U.d. Osmani zhvilloi bisedë telefonike me kryetarin e Kuvendit të Izraelit

U.d e Presidentës së Kosovës Vjosa Osmani, i ka thënë të martën homologut të saj izraelit, Yariv Levin se pas njohjes së shtetësisë së Kosovës nga ana e Izraelit, të dyja këto shtete do të kenë mundësi të rrisin bashkëpunimin në shumë fusha.

Në bisedën telefonike me Levinin, Osmani është cituar të ketë thënë se beson që njohja e Izraelit ka forcuar pozicionin e Kosovës në skenën ndërkombëtare dhe shpreson që edhe vendet tjera mosnjohëse të veprojnë njëjtë.

“Antisemitizmi nuk ka gjetur vend në Kosovë. Në këtë plan ne do të punojmë edhe me rininë kosovare lidhur me edukimin e tyre për luftën kundër antisemitizmit”, ka thënë Osmani.

Levin, në anën tjetër, ka fituar Osmanin për vizitë në Izrael në të ardhmen. Kosova dhe Izraeli kanë formalizuar marrëdhëniet diplomatike më 1 shkurt.

Në një ceremoni virtuale të mbajtur të hënën, ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës Meliza Haradinaj-Stublla dhe ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Gabriel Ashkenazi kanë nënshkruar dokumentin, në të cilin thuhet se të dyja shtetet vendosin marrëdhënie diplomatike, me qëllim që të rrisin bashkëpunimin në shumë sfera.

Ministri izraelit, Ashkenazi ka thënë se të dyja shtetet po bëjnë histori, raporton REL.

Shtetet e Bashkuara e kanë mirëpritur këtë lajm, derisa Bashkimi Evropian e ka konsideruar fatkeq, vendimin e Kosovës për hapje të ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close