Biden ndryshon disa politika të migracionit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, po vazhdon me zhbërjen e disa prej politikave të paraardhësit të tij, Donald Trump.

Më 2 shkurt, Biden ndryshoi disa politika të migracionit, duke krijuar një grup pune që do të merret me bashkimin e familjeve të migrantëve dhe duke urdhëruar rishikim të procesit të azilit në kufirin SHBA-Meksikë.

Ndarja e fëmijëve nga prindërit e tyre, që filloi në vitin 2018 si pjesë e strategjisë së Trumpit “tolerancë zero” ishte një nga politikat më të diskutueshme të administratës së tij.

Trump e kishte mbrojtur këtë politikë si të nevojshme me qëllimin që të dekurajojë migracionin e paligjshëm dhe “për të mbrojtur sigurinë kombëtare”.

“Ne do të punojmë për të zhbërë turpin moral dhe kombëtar të administratës së mëparshme që fjalë për fjalë, jo në mënyrë figurative, rrëmbeu fëmijët nga krahët e familjeve të tyre”, tha Biden, ndërsa nënshkroi urdhrin ekzekutiv në Shtëpinë e Bardhë.

Biden u zotua gjatë fushatës së tij zgjedhore në vitin 2020 për të lëvizur shpejt për të bashkuar prindërit dhe fëmijët e ndarë në kufirin jugor.

Më shumë se 600 fëmijë mbeten të ndarë nga prindërit, sipas një regjistrimi në janar të cituar nga mediat amerikane.

Fëmijët po jetojnë me të afërmit ose në strehimore.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close