“Coronavirusi kërcënon të shkatërrojë njerëzimin” e vërtetë apo konspiracion??

Sipas teorive të konspiracionit ,atje jasht diku egziston ‘Qendra për Reduktimin Global të Popullsisë Njerëzore’ dhe se si pjesë e saj janë shumë miliarderë dhe duar “të padukshme” të cilat mëtojnë që përmes mënyrave të ndryshme ta sjellin popullatën globale vetëm në disa qindra milionë nga afro 8 miliardë sa ka tani.

Sepse ,gjithnjë sipas këtyre konspiracionistve,Globin duhet shpëtuar nga njeriu keqbërës i cili është duke e exploatuar dhe shkatërruar botën.Pos kësaj bota nuk mund t’i mbaj dhe ushqejë gjithë ata miliarda njerëz të cilët do të vijnë në gjeneratat e ardhme ,prandaj për të shpëtuar botën njerëzimi duhet reduktuar radikalisht.

Normal që nëse do të ishte kështu,atëhere nuk do të pritej tjetër pos që të kujtojmë se në këtë luftë pozicionin më të mirë do ta ketë “elita” e cila edhe i ka mjetet edhe pozitën që të mbijetojë s’bashku me pasardhësit e saj në kurriz të shumicës që nuk janë pasanikë dhe milionerë e miliarderë.

Paraqitja e coronavirusit ka shtuar teoritë konspirative që qojnë mu në këto pretendime,duke thënë se luftat e fundit si dhe pandemia e coronavirusit është në shërbim të kësaj “kauze” të elitës e cila mësynë reduktimin e popullatës globale.

Nëse ne dëshirojmë që të mos qëndrojmë strikt në parimin se çdo gjë tjetër është konspiracion,përveç asaj çfarë po na thonë qeveritë tona atëhere do na lajthisë edhe kjo thirrje e studjuesve që na vjen nga Universiteti i Shkencës dhe Teknologjisë Huazhong në Wuhan ku thuhet si më poshtë:

-Studiuesit nga Universiteti i Shkencës dhe Teknologjisë Huazhong në Wuhan bëjnë thirrje për kërkime urgjente në efektet afatgjata të infeksionit kovid 19 në pjellorinë mashkullore për shkak të provave të shumta të zvoglimit të lëvizshmërisë së spermës, numrit më të vogël të spermatozoidëve dhe dëmtimit të testikujve dhe thonë se virusi kërcënon të shkatërrojë njerëzimin edhe pasi pandemia të ketë mbaruar.

Nëse kjo është e vërtetë,e që edhe mund ta besojmë sepse ka pasur edhe më parë studime se coronavirusi përveç problemeve tjera shkakton edhe sterilitet,atëhere mund të konkludojmë se njerëzimi vërtetë është në telashe.

/Xhelil Arirfi/03 shkurt 2021

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close