Coronavirusi shfaqet edhe me simptoma në lëkurë

ATSH-ANSA/ – Jo vetëm kollë, ethe, bronkit ose pneumoni, COVID-19 shfaqet, gjithashtu, edhe me simptoma të dukshme në lëkurë, sipas një studimi italian, i botuar në Gazetën e Akademisë Amerikane të Dermatologjisë.

Studimi ka identifikuar gjashtë simptoma, që mund të jenë një shfaqje shoqëruese e virusit në faza të ndryshme të sëmundjes.

“Studimi konfirmoi se lëkura mund të jetë shenjë e një infeksioni Sars-CoV-2. Kjo është arsyeja pse është thelbësore ta kontrollojmë lëkurën tonë edhe më shumë”, tha Ketty Peris, presidente e SIDeMaST.

Gjashtë fenotipet e lëkurës të identifikuara dhe që mund të lidhen me COVID-19 janë: një shfaqje klinike e ngjashme me urtikariet, skuqje të gjymtyrëve dhe trupit, një reaksion i lëkurës si në rastin e lisë së dhenve, prania e plagëve të ngjashme me djegiet dhe formim i mundshëm i ulçerave në gjymtyrët e poshtme.

Studimi u krye mbi 200 pacientë në të gjithë Italinë./ /

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close