COVID-19 – Ekspertët: Kujdes në përdorimin e antibiotikëve

ATSH-ANSA/ – Antibiotikët, kortizoni dhe heparina luajnë një rol themelor në trajtimin e COVID-19, por kjo treshe përdoret shumë shpesh në mënyrë të papërshtatshme te pacientët në gjendje shëndetësore jo të rëndë.

“Recetat e diktuara nga paniku janë një keqpërdorim që rëndon në kohë dhe në veçanti, me përdorimin pa kriter të antibiotikëve, ne po vendosim bazat e një pandemie me mikrobe rezistente, që do të jetë trashëgimia e vërtetë postCOVID “, paralajmëroi Matteo Bassetti, kreu i Sëmundjeve Infektive në San Martino di Genova.

“Pacienti ndihet i qetë nëse ilaçet janë të rekomanduara, por ato shpesh janë joproduktive, duke filluar nga kortizoni, i cili duhet të merret kur ngopja e oksigjenit bie nën 92%, ndërsa shumë shpesh përshkruhet pa arsye, menjëherë sapo rezultati i një tamponi del pozitiv”, shpjegon Andreoni, drejtor shkencor i SIMIT (Shoqëria italiane e Sëmundjeve Infektive dhe Tropikale).

“Ai është i dobishëm vetëm nëse pacienti është rëndë në shtrat dhe nuk lëviz ose për ata që kanë një rrezik specifik të mpiksjes së tepërt të gjakut, por nëse përdoret te personat që nuk i kanë këto karakteristika, mund të ekspozojë probleme me gjakderdhjen”, shtoi ai.

“Po ashtu, është e gabuar edhe përdorimi i azitromicinës, që është bërë pothuajse ilaçi për të trajtuar COVID-19, sipas një besimi të zakonshëm”, theksoi eksperti.

Antibiotikët duhet të përdoren vetëm nëse ka shenja radiologjike të pneumonisë ose te pacientët e shtruar në spital, ku ekziston rreziku që virusi t’u hapë derën baktereve, përndryshe ndikojmë në rritjen e baktereve rezistente.

Në rast të etheve ose dhimbjeve të lehta muskulore, paracetamoli fuksionon shumë mirë.

Në rast se nevojitet një antimalcues më i fortë dhe nëse nuk ka kundërindikacione specifike, rekomandohet acid acetilsalicilik, që gjithashtu ka një efekt antigrumbullues./

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close