Dështojnë negociatat për formimin e një qeverie të re italiane

ATSH-ANSA/ – Negociatat midis partive të koalicionit qeverisës në Itali, në përpjekje për të formuar një qeveri të re pas dorëheqjes së kryeministrit Giuseppe Conte, kanë dështuar, njoftoi sot në mbrëmje presidenti i Dhomës së Deputetëve, Roberto Fico.

“Nuk pashë një gatishmëri të njëzëshme për të formuar një shumicë qeverisëse”, tha ai pas një takimi me presidentin e Republikës, Sergio Mattarella, i cili i kishte kërkuar atij vlerësimin e mundësive për një rinovimi të koalicionit aktual.

Deklarata e Fico-s vjen pas një dite tensioni shumë të lartë në lidhje me krizën qeveritare pas mungesës së marrëveshjes për emrat dhe përmbajtjen e programit, si edhe për ekipin qeveritar./

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close