Fara domatesh me çmime stratosferike

Farat e domateve shiten në treg me çmime që shumëkujt i duken të pabesueshme: 400.000 deri 600,000 euro për kilogram. Industria agroteknike gjeneron me farat hibride miliarda dollarë.

Në treg gjen sot lloje të ndryshme domatesh, të kuqe, të verdha, të zeza, portokalli, stërgjatëse, të mëdha, të vogla, me shkëlqim dhe shije aciditet të ndryshëm.

Një kilogram domate kushton në treg tre-kater euro. Por fermerët paguajnë për farat e domateve 400.000 deri 600,000 euro për kilogram.

Arsyeja për këto çmime stratosferike lidhet me përbërjen gjenetike të këtyre domateve. Këto domate hibride janë krijuar nga kryqëzimi i llojeve të ndryshme dhe janë më rezistente, të forta dhe të qëndrueshme ndaj llojeve të tjera.

Po ashtu ato mund të kultivohen edhe në kushte të vështira. Prodhimi i një hibridi të vetëm mund të kërkojë deri në 400 kryqëzime.

Fitime të përvitshme për koncernet agroteknike

Farat e domateve hibrideve nuk mund të përdoren për t’u rimbjellë, sepse nuk duhet se ç’lloj domatesh do të japin. Prandaj fermerëve u duhet të blejnë çdo vit fara të sapokryqëzuara.

Tregu i farërave hibride mbizotërohet nga disa korporata të mëdha prodhimesh agroteknike, të cilat për të ulur kostot i prodhojnë farërat e tyre në vendet me paga të ulëta, shpesh duke shfrytëzuar punëtorët dhe duke punësuar fëmijë. Kjo industri pak e njohur gjeneron miliarda dollarë./dw

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close