KQZ: Lista votuese jashtë vendit është certifikuar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë një sqarim të rëndësishëm për aplikuesit e regjistruar suksesshëm si votues jashtë vendit.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë për E.O. përmes një përgjigjeje me shkrim se “procesi i verifikimit të aplikuesve nga jashtë vendit edhe përmes telefonit është përmbyllur mbrëmjen e së martës”.

“KQZ-ja ka certifikuar listën përfundimtare të votuesve, përfshirë dhe votuesit jashtë vendit. Sipas kësaj liste janë 102 mijë e 100 votues të cilët janë aprovuar nga KQZ-ja pasi kanë plotësuar kriteret e zotësisë juridike. Në mesin e këtyre votuesve janë përfshirë edhe aplikuesit të cilët ne nuk kemi arritur t’i kontaktojmë përmes telefonit apo që nuk janë lajmëruar në telefon”, tha Elezi.

Në mbledhjen e djeshme të KQZ-së, ky institucion mori vendim të rëndësishëm për aplikuesit nga jashtë vendit të cilët kanë plotësuar kriteret e zotësisë juridike për t’i regjistruar si votues jashtë vendit edhe pse disa prej tyre nuk ishin telefonuar akoma apo nuk ishin lajmëruar në telefon.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka tha dje në mbledhjen e KQZ-së se e drejta kushtetuese për të votuar nuk do t’i mohohet askujt, ndërsa falënderoi diasporën për interesimin e jashtëzakonshëm për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës.

Sipas KQZ-së, gjatë periudhës së aplikimit KQZ-ja ka pranuar gjithsej 130 mijë e 168 aplikacione për regjistrim. Pas vlerësimit të aplikacioneve janë aprovuar 102 mijë e 100 aplikacione, ndërsa janë refuzuar 28 mijë e 68 aplikacione.

Arsyet e refuzimit janë të ndryshme, por pjesa më e madhe e tyre, 15 mijë e 933 aplikues janë refuzuar për shkak se kanë dërguar vetëm formularin e aplikimit për regjistrim, ndërsa 11 mijë e 164 aplikues janë refuzuar për shkak se nuk i kanë dëshmuar ose identitetin ose kriterin e zotësisë juridike dhe ose aplikacionet për regjistrim kanë qenë të panënshkruar.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close