Maas: Jo tërheqje e trupave ndërkombëtare para vendosjes së paqes në Afganistan

ATSH-DPA/ – Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, tha sot se trupat ndërkombëtare nuk duhet të tërhiqen nga Afganistani para përfundimit të procesit të paqes në vend, duke kundërshtuar pretendimet e bëra nga SHBA-ja.

“Ne duhet t’i lidhim këto të dy procese, tërheqjen e trupave të huaja dhe negociatat e paqes”, deklaroi ai gjatë një konference dixhitale të organizuar nga mediet gjermane.

Sipas tij, bisedimet e paqes në vazhdim janë shumë, shumë të vështira dhe nuk do të mund përfundojnë deri në prill, kohë në të cilën ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ishte zotuar të tërhiqte të gjitha trupat.

“Kur të përfundojnë bisedimet e paqes dhe me sukses, atëherë është koha e duhur për të tërhequr ushtrinë e huaj nga atje”, shtoi ministri.

Maas kritikoi planin e njëanshëm të SHBA-së për zvogëlimin e trupave, duke theksuar se rrezikonte sigurinë e forcave të mbetura të NATO-s në vend./

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close