PZAP: Ankesat e bashkatdhetarëve vetëm përmes postës!

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka njoftuar votuesit jashtë Kosovës në rrjetin social Facebook po qarkullon një informacion jo-zyrtar i publikuar nga individ të ndryshëm ku bëhet thirrje që mërgimtarët të cilët nuk janë të përfshirë në Listën e Votuesve të ankohen në PZAP, në mënyrë elektronike.

Sipas PZAP, ky nuk është njoftim zyrtar i këtyre të fundit dhe se Paneli Zgjedhor për Ankesa deh Parashtresa me datën 22 janar 2021 ka njoftuar votuesit jashtë Kosovës me të drejtë vote të cilat kanë aplikuar për regjistrim, e që aplikacionet e tyre janë refuzuar nga KQZ mund të parashtrojnë ankesat në PZAP vetëm në mënyrë fizike, përmes postës me dërgesa rekomande e jo në mënyrë elektronike, transmeton lajmi.net.

Njoftimi i plotë

Njoftojmë Votuesit Jashtë Kosovës se në facebook po qarkullon një informacion jo zyrtar i postuara nga individ të ndryshëm të cilët ju bëjnë thirrje bashkatdhetarëve te cilët nuk janë të përfshirë ne Listën e Votuesve Jashtë Kosovës që të ankohen në PZAP në mënyrë elektronike në adresën zyrtare të PZAP-it: info@pzap-ks.org.

Ky nuk është njoftim zyrtar i PZAP-it dhe ju rikujtojmë se Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP-i, me datën 22 janar 2021 ka njoftuar Votuesve Jashtë Kosovës me të drejtë vote të cilët kanë aplikuar për tu regjistruar për të votuar në Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvend të Kosovës që do të mbahen me 14 shkurt 2021 e qe aplikacionet e tyre janë refuzuar nga Komisioni Qendror Zgjedhor,  mund të parashtrojnë ankesat në PZAP vetëm ne mënyrë fizike përmes postes me dërgesa rekomande e jo në mënyrë elektronike.

Ankesat mund të parashtrohen përmes formularit të cilin mund ta shkarkoni ne ueb sajtin zyrtar

Gjithashtu ankesat mund të paraqiten edhe në çfarë do letre A4, por duhet të përmbajë informatat e Parashtruesit të ankesës.

Adresa e PZAP-it është:

Rr. “Luan Haradinaj” Kati I, ish objekti i bankës së Lubjanës (ish OSBE) , Prishtinë

Faleminderit për Mirëkuptim.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close