RRENJET E LASHTA TË BESIMIT FETAR SHQIPTAR

/Nga Muharrem Abazaj

“ Kush do të njohë historinë para Krishtit,
të mësojë gjuhën shqipe, ”Lajbnic.

Ne shqiptarët jemi të shpërndarë në katër besime fetare: katolikë, ortodoksë, myslimanë dhe bektashij. Është e vështirë që në jetën e përditëshme të dallosh se cilit besim i takon një shqiptar, nëse nuk e sheh atë si pjesëmarrës në një ceremoni të besimit të tij, apo me.ndonjë veshje simbolike.fetare. Kjo për arsye se tek shqiptarët ka një mirëkuptim, një bashkjetesë fetare. Kjo bashkjetesë fetare përbën një fenomen të veçantë shqiptar, krahasuar me shumë kombe të tjera, përfshi edhe vendet fqinjë. Po si shpjegohet ky fenomen? Ku e ka bazën ky mirëkuptim fetar? Cili është identiteti fetar i shqiptarëve ? Zgjidhja përfundimtare e këtij problemi do të arrihet njëherazi me përcaktimin përfundimtar të gjenezës së kombëtar tonë Duke dhënë disa përfundime të studimeve të mija, shpresoj të jap një ndihmesë sado modeste. Ka shumë mundësi që shqiptarët në lashtësi të kenë patur një besim të vetëm dhe kjo traditë besimi të jetë përcjellë brez pas brezi deri në ditët tona, duke sfiduar të gjitha ndarjet e ndodhura në kohë për besimin fetar. Se cili ka qenë besimi i shqiptarëve për periudhën pas lindjes së Krishtit, pothuajse është bërë i njohur, sidomos me analizën shteruese që i ka bërë kësaj çështjeje Faik Konica në librin “Shqipëria, kopshti shkëmbor i Evropës Juglindore ”)

Për besimin e ilirëve dhe paraardhësve të tyre pellazgëve ka fare pak, për të mos thënë aspak të dhëna, prandaj do të ishte me shumë interes nëse do të mund të hidhej sadopak dritë për periudhën para lindjes së Krishtit..

Studimet bashkkohore kanë arritur të sjellin prova konkrete të vazhdimësisë etniko – gjuhësore pellazgo – iliro – shqiptare

Provat e vazhdimësisë gjuhësore janë konkrete, të dokumentuara me shkrim dhe të përcaktuara në kohë. Duke punuar për një kohë shumë të gjatë, kemi arritur të deshifrojmë mbishkrime të lashta që shkojnë deri në shek.VIII p.e.s. Këto mbshkrime janë gjetur në një territor shumë të gjerë duke përfshirë Lindjen e Mesme, Pellgun e Mesdheut, Gadishullin Ballkanik, Italinë e më tej. Të gjitha këto mbishkrime rezultojnë se janë shkruar në gjuhën shqipe, por me një shqipe shumë arkaike, me mjaft ndryshime nga shqipja e sotme. Kjo gjuhë e përbashkët që është folur në këtë territor në kohë të lashta, kuptohet që nuk është quajtur gjuha shqipe, por gjuha pellazge. Arsyeja pse këto mbishkime deshifrohen vetëm me gjuhën shqipe të sotme, është se gjuha shqipe është një vazhdimësi gjuhësore pellazgo – iliro- shqipe.

Duke qenë se sot kemi njohuri të mjaftueshme për shqipen e lashtë ( pellazgjishten ) kemi mundësi për të shprehim disa mendime për besimin e paraardhësve tanë pellazgo – ilirë.

Në mbishkrimet që kemi deshifruar nuk kemi hasur materiale që flasin posaçërisht për besimin e tyre, sepse këto mbishkrime gati të gjitha kanë karakter epigrafik, janë përkushtime mbi gurë varresh, por brenda kontekstit të tyre gjejmë elemente që lidhen me besimin e tyre. Me që detyrohemi të operojmë vetëm me fjalë apo shprehje të veçanta gjuhësore, po japim fare shkurt tiparet e shqipes së lashtë ( pellazgjishtes ).

Falët e shqipes së lashtë kanë qenë njërrokëshe. Ato, ose janë rrenja e fjalëve korresponduese të shqipes së sotme, ose janë të njëjta me to. Shembuj: at( babë ), am ( nënë ), ar,( arë ) ur ( urë ), mal, ir ( hir, frymë e shenjtë ), il ( yll ), si ( sy ); ik, di, do, e ( je ), ba ( me ba ), pa ( me pa ), ep lep ), ro ( rroj ),zi.( i zi ) bard ( bardh ), keq ( i keq. etj.

Ato kanë patur trajta të ngurta. Kështu fjala di merrte kuptimin e foljes di, të numërorit dy, di (të dhisë, bagëti ),etj. Kjo ndodhte nga që shqipja e lashtë ishte ende një gjuhë e pazhvilluar. Ajo nuk i kishte vënë në përdorim elementet gjuhësore që u japin fjalëve ndryshueshmëri, fleksibilitet, siç janë parashtesat, prapashtesat, mbaresat, nyjet shquese. Duke qenë se numri i fjalëve njërrokëshe ka qenë i kufizuar, për të fomuar fjalë të tjera është përdorur përngjitja e fjalëve njërrokëshe. Kështu fjala alban/ arban është formuar nga përngjitja e flalëve njërrokëshe : ar – ban. Fjala ar ka kuptimin e fjalës arë , ( tokë e vënë nën kulturë ).të shqipes së sotme, fjala ban ka kutimin e foljes ban të shqipes së sotme, por në dialektin e gegënishtes. Kuptimi i fjalës del :” Arë ban, ban arë, bën arë ”. Ky ka qenë etnonimi i një fisi ilir që banonte në territorin Durrës – Krujë – Tiranë, tek i cili është vërejtur si tipar dallues aftësia për të bërë ara, për t’u marrë me bujqësi Fjala Dimal është formuar nga përngjitja e fjalëve njërrokëshe : di – mal. Fjala di ka kuptimin e numërorit dy të shqipes ( kjo trajtë ruhet ende bë disa të folme krahinore, si/ sy, il / yll. ), fjala mal ka kuptimin e emrit mal. Kuptimi emrit del “ Dy male”.Emërtimi Epir është formuar nga përngjitja e fjalëve njërrokëshe ep – ir. Fjala ep ka kuptimin e foljes jep, kurse fjala ir ka kuptimin e emrit hir, bekim, frymë e shenjtë. Kuptimi i emërtimit del “ Jep hir, bekim”.i lidhur kështu me tempullin e lashtë të Dodpnës.

Kjo gjuhë e lashtë, tëpër e pazhvilluar, me trajta të ngurta fjalësh, si dhe me një shkrim në formën e një vargëzimi shkronjash, pa ndarje midis fjalëve, ka qenw shumë i vështirë për komunikim, prandaj ka shpënë në nevojën e përmirësiimin të saj. Këto përmirësime u bënë me formimin e gjuhës së vjetër greke dhe më vonë të latinishtes. Pas daljes së këtyre gjuhëve, të cilat u bënë gjuhë administrative dhe të kulturës, shkrimi pellazg erdhi duke u lënë në harresë, ndërsa gjuha e folur pellazge vazhdoi të flitet gjithnjë e më pak, kryesisht në zonat rurale Në territorin e Shqipërisë kjo gjuhë e lashtë është folur më vonë se në të gjitha vendet e tjera, gati deri dhjetë shekuj pas lindjes së Krishtit. Por ilirët nuk kanë arritur të kenë një alfabet të veçantë, pasi administrata dhe institucinet fetare kanë përdorur gjuhën e vjetër greke dhe atë latine. Njerëzit e thjeshtë të cilët nuk mund t’i mësonin këto gjuhë të huaja, jo vetëm vazhdonin të flisnin gjuhën e tyre, por për nevoja personale, edhe e shkruanin atë, por duke përdorur shkronjat e alfabetit grek ose të atij latin.( Njohuri te hollësishme gjuhësore kam shtjelluar në librin “ Gjuha e lashtë shqipe ( pellazgjishtja) ”2018

CILI KA QENË BESIMI I ILRËVE DHE PELLAZGËVE ?

Pellazgët konsiderohen si bashkësia më e herëshme njerëzore.. Të dhënën e parë për besimin e tyre e kemi nga Homeri. Sa herë ai përmend emrin e pellazgëve, e shoqëron atë me epitetin hyjnorë, pellazgët hyjnorë. Me këtë ai do të thotë se pellazgët kanë qenë shumë besimtarë Këtë fakt e dëshmojnë edhe autorë të tjerë të antikitetit.

Herodoti Historitë. VII f.16 “Pellazgët kishin zakon t’u flijonin perëndive çdo gjë, sikurse e mësova në Dodonë.”

Plini “ Por le ta marrë vesh bota se, hyjnitë, mënyrat e sjelljet besimtare, si grekët ashtu edhe latinët, i patën prej pellazgëve” ( Plini..”Juvenali,XIII,93”)

Që pellazgët kanë qenë shumë besimtarë, kjo duket fare qartë, po, cila ka qenë perëndia e tyre ? Cili ka qenë emri i kësaj hyjnije? Emri Hyji për në shqiptarët ka kuptimin e Zotit. Mos vallë edhe pellazgët e kanë thirrur Hyji Zotin e tyre? Mirpo autorët e antikitetit thonë se Zoti i tyre ka qenë Zeusi.

Në të gjithë mbishkrimet që kemi mundur të deshifrojmë, mbishkrime që janë gjetur në një territor shumë të gjerë, siç kemi përmendur më lart, kemi gjetur emrin e Zotit të tyre të shënuar vetëm me zanoren I. Duke ndjekur në mbishkrimet e kohëve relativisht më të reja, kemi vënë re se emërtimi I i hyjnisë pellazge ka marrë trajtën Hi. Ky emërtim është shumë larg emrit Zeus dhe nuk mund të themi se kemi të bëjmë me një hyjni të njëjtë. Nisur nga fakti se pellazgët konsiderohen si bashkësia më e lashtë njerëzore, emri i hyjisë së tyre duhet të jetë përmendur edhe në Bibël por, duke mos patur në dorë variantin original të saj, nuk mund të themi asgjë.

Këtu problem ndërlikohet. Homeri:.“O Zeus, mbret dodonas e pellazgjik, që banon larg, që kujdesesh për Dodonën dimërkeqe ku përreth janë selët” Iliada… XVI ,232

.Pikërisht tek tempulli i Dodonës, për të cilin kemi mjaft të dhëna nga autorët e lashtësisë jemi ndalur gjatë.
Ky tempull njihet si tempulli më i lashtë se të gjithë tempujt e tjerë,

Ja si thotë Herodoti “ Orakulli i Dodonës njihet si me i lashti i Hellades, dhe ishte atehere i vetmi ne kete vend ( Historit .Lib II.32 )

Për vendndodhjen e tempullit të Dodonës ka disa mendime. Mendimi i Karapanos, sipas të cilit ky tempull gjendet pranë Janinës ka gjetur një mbështetje të madhe Studjuesi K.Mateli, mbështetur në një studim të hollësishëm, është i mendimit se ky tempull ka qenë ndërtuar në Këlcyrë, në afërsi të Përmetit. Unë mbështes mendimin e mjaft studjuesëve të tjerë si: S. Frashëri, J. Hahhn, J. Vreto, P. Ikonomi, A. Kola ,etj të cilët e shohin këtë vend te Mali i Tomorrit afër Beratit. Por, pavarësisht vendodhjes reale të këtij tëmpulli, ato përfshihen në territorin Epir – Iliri, gjë e cila na ndihmon për të kapur fillin e besimit pellazgjik.

Duke qenë se ky tempull ka qenë tempulli më i lashtë, vetkuptohet se gjuha e ndërtuesëve të tempullit dhe e pelegrinëve që e kanë vizituar të parët dhe në vijim, ka qenë pellazgjishtja. Kjo gjë na jep mundësisë të zbulojmë kuptimin, së paku, të gjithë termave gjuhësore.që lidhen me Tempullin e Dodonës. Le të analizojmë disa terma të rëndësishëm që lidhen me këtë tempull.

Analizojmë emërtimin tempull për të parë se a është bërë ky emërtim me gjuhën e pellazgëve ( shqipen e lashtë). Fjala tempull është formuar nga përngjitja e tri fjalëve njërrokëshe: t – em – pul. Fjala e parë t ka kuptimin e pjesëzës lidhore të të shqipes së sotme; fjala em ka kuptimin e foljes jem të shqipes së sotme, në dialektin e gegënishtes; fjala pul ka kuptimin e foljes prul të shqipes së sotme, në dialektin e gegënishtes. Kuptimi i emërtimit del: “ Të jemi përulur ”.Temulli ishte një vend ku shkonin pelegrinë të shumtë për t’iu lutur, për t’ iu falur, për t’iu përulur Zotit, Perëndisë së tyre.
Të analizojmë emërtimin e malit Tomorr.

Apollodori: “ Dodona pra, në kohët më të vjetra ishte nën sundimin e thresprotëve, ashtu dhe mali Tmar nën të cilin ndodhet faltorja”

Po nisemi nga trajta që ka patur ky emër në lashtësi Tmar. Emërtimi është formuar nga përngjitja e fjalëve njërrokëshe: t – mar. Fjala t ka kuptimin e pjesëz foljore të; fjala mar ka kuptimin e foljes mar .Kuptimi fjalës del :“Të marr ” Mali i Tomorrit në lashtësi, si shumë male të tjerë, nuk do të ketë patur fare ndonjë emërtim. Pelegrinë të shumtë të cilin vinin aty nga të gjitha anët, edhe nga vende shumë të largëta, shkonin tek ky tempull t’i faleshin Hyjit, të merrnin parathënien e fatit të tyre. Gjatë udhëtimeve ata shkëmbeheshin me persona të ndryshëm të cilët i pyesnin se ku po shkonin Ata i përgjigjshin: “ të marr.” duke treguar për qëllimin e rrugës që po bënin drejt tempullit të Dodonës, sepse për malin nuk kanë ditur ndonjë emër. Kjo fjalë “ t mar” e përsëritur nga pelegrinë të shumtë dhe për një kohë të gjatë, ka filluar ta humbasë kuptimin e saj të parë dhe ka filluar të bëhet emërtim i vendit ku ndodhej tempulli i Dodonës. Ky emër i lashtë sot ka trajtën Tomorr. A shjegohet si ka ardhur trajta e sotme mbështetur në ligjet fonetike të shqipes? Arsyetojmë. Ashtu si thamë më lart, Tempulli i Dodonës në Tomorr është shumë i hershëm. Duke qenë i vetëm, tek ai vinin pelegrinë nga zona shumë të largëta, shto edhe terrenin malor me “ dimra të egra”, e bënin shumë të vështirë këtë pelegrinazh. Kjo do të ketë sjellë nevojën e ngritjes së tempujve të tjerë më të afërt për pelegrinët. Kështu mund të shpjegohet edhe fakti që pretendohet se ky tempull gjendet edhe në vende të tjera si në Janinë, Këlcyrë apo gjetkë. Por, një fakt i tillë bënte që numri i pelegrinëve që vinin në Tomorr të zvogëlohej. Dhe kështu do të ketë ndodhur. Veçse pelegrinazhi masiv dhe fama çudibërëse e \tempullit të Dodonës së Tomorrit, nuk mund të shlyhej nga kujtesa popullore. Duhet të jetë folur shpesh dhe për një kohë të gjatë për të. Dhe kur flitej për të, nuk mund të thuhej tmar, por tmor, sepse folja t’marr në gjuhën shqipe është në kohën e tashme, kurse në të shkuarën bën tmori..Trajta Tmor ka dhënë trajtën Tomor, sepse gjuha shqipe e ka të vështirë shqiptimin e grupit bashktingëllor tm, prandaj në raste të tilla futet një zanore midis tyre. dhe në këtë rast është, për analogji është futur zanorja o dhe ka dalë trajta Tomorr.

Të analizojmë emërtimin selët. Homeri; “ O Zeus, mbret dodonase pellazgjik, që banon larg, që kujdesesh për Dodonën dimërkeqe ku përreth janë selët, aty banojnë fallxhorët…( Iliada. XVI ,232 )

Fjala selët në shqipen e lashtë ka patur trajtën sel, pasi prapashtesën ët e ka marrë kur shqipja bëhet gjuhë flektive. Sel ka kuptimin e foljes sjell, të emrit foljor sjellje dhe por të mbiemrit i sjellshëm, në shqipen e sotme. Sjellja përbën një tipar të rëndësishëm në karakterin e njeriut, prandaj dhe është vlerësuar gjithmonë. Mjafton të kujtojmë se në dëftesën që i lëshohej nxënësit disa vite më parë, sjellja konsoderohej si vlerësimi më i rëndësishëm. Ulja një shkallë e saj, shpinte në përjashtimin e nxënësit nga shkolla.

Si një tipar dallues për njerëzit, ky epitet ka shërbyer si emërtim për banorë të zonave të ndryshme. Në territorin përreth Tomorrit ka shumë emërtime të tilla. Një fshat i vogël në perëndim të tij quhet Selan. Aty janë zbuluar rrënoja shumë të herëshme. Në pjesën jugperëndimore, dy – tri km pranë Çorovodës ( Skrapar ) ndodhet një vend që quhet Zelenckë ( Në lashtësi do të jetë quajtur Selen – ckë) Edhe këtu janë zbuluar rrënoja, ku gjetjet arkeologjike janë shumë të herëshme. Përmendim këtu edhe shumë zona të tjera me këtë emërtim në territore jo shumë larg Malit të Tomorrit si; Selcka, Selita, Selenica e të tjera. Pse të jetë kaq i dendur ky emërtim përreth Tomorrit? Banorëve të lashtë të këtij territori, u është dashur të prisnin e përcillnin pelegrinë të pafund që vivin në tempullin e Dodonës. Pritja e përzenërt e tyre ka lënë mbersa të thella tek pelegrinët të cilët e kanë perjetësuar këtë sjellje shëmbullore të tyre.me emërtimin , selë ( të sjellshëm )

Vëlusha është një fshat rreth 25 – 30 km në jugë të Tomorrit Ky emërtim është formuar nga përngjitja e fjalëve njërrokëshe Ve – lus. Zanoren ë nuk ka pasur shqipja e lashtë, por vetëm zanoren e. Fjala ve ka kuptimin e foljes vete; fjala lus ka kuptimin e foljes lus. Kuptimi del: “ Vete të lutem”, Në gërmimet arkeolohjike të Vëlushës janë zbuluar gjetje që i takojnë një periudhëe shumë të herëshme, midis mezolitit dhe neolitit. Me sa duket ky venbanim ka qenë një pikë e përherëshme akomodimi në udhëtimin e pelegrinëve për tek Tempulli i Dodonës.

Në verilindje, në rrëzë të Malit të Tomorrit, ndodhet një fshat që quhet Terrova. Trajta zanafillëse e tij ka qenë Tero, pasi va është prapashtesë e mëvonëshme .Ky emërtim është formuar nga përngjitja e fjalëve njërrokëshe :te – ro. Fjala e parë te ka kuptimin e pjesëzës foljore të; fjala ro, ka kuptimin e foljes rroj. Kuptimi emërtimit del “ Të rrojë ”.Ky emërtim na kujton Trojën. Edhe emërtimi Troja në këtë mënyrë është formuar t – ro dhe ka po atë kuptim:“ të rrojë ”. Kur lind një fëmijë ne bëjmë urimin: “ Të rrojë, me jetë të gjatë ” Edhe kur hidheshin themelet e një shtëpie ashtu është uruar, urim për jetëgjatësi Por kur ky urim bëhet për një qytet të ri si Troja, apo për ndonjë tempull si ai i Dodonës, ai do të jetë përsëritur për një kohë shumë të gjatë. Edhe në Terrovë janë gjetur rrënoja të lashta, të ndërtuara me mure pellazgjike, por nuk është vazhduar puna më tej.

Sipas Homerit ky tempull është ndërtuar nga pellazgët, por ai përmend Zeusin aty si mbreti i tyre, si Zoti i tyre. Dhe këtë e thonë edhe autorë të tjerë. Pindari: “ Prej lisit të lartë duhet të dëgjojmë vullnetin e Zeusit”.) Duke qenë se ky tempull është ndërtuar shumë kohë përpara luftës së Trojës, duhet të pranojmë se edhe thëniet e autorëve të antikitetit nuk mund të jenë plotësisht të sakta, sepse ata nuk kanë patur referenca për kohë më të lashta. Për këtë arsye mendojmë se edhe këta autorë mund të jenë ndikuar shumë nga mitilogjia e kohës. Pa u ndalur shumë tek ajo mitologji e dalë nga një fanazi e ndezur pellazge, Tempulli i Dodonës na duket si burim i saj. Tek ky tempull mund të ketë lindur miti i Zeusit. Paracaktimin e fatit të tyre pelegrinët e merrnin nga zerat që delnin nga maja e një lisi, pranë orakullit të tempullit. Për interpretimin e tyre autorët e antikitetit thonë se në fillim ishin priftërinj,më pas tri plaka.

Herodoti.Historitë V.8. “ Priftërinjtë e orakullit te Dodones flisnin një gjuhë te huaj per greket dhe konsideroheshin si përkthyes të profetëve orakullorë …ndoshta këtë do ta thotë poeti (është fjala për Apollodorin) i cili i quan hypofetë, duke vënë në një radhë me ta edhe profetët ”

Emërtimi hipofetë,si interpretues të zërave që dëgjoheshin në majë të lisit, përbën çelësin e zgjidhjes së dilemës se, zëri i kujt ishte ai që dëgjohej, i Hyjit apo i Zeusit.

Fjala hipofet është formuar nga përngjitja e fjalëve njërrokëshe: hi – po – fet. Fjala e parë hi, ashtu si e kemi përmendur më lart, ka kuptimin e Hyjit, fjala po, ka kuptimin e pjesëzës pohuese po; fjala fet ka kuptimin e fpljes flet Gjuha e lashtë shqipe nuk i ka përdorur grupbashktingëlloret si : fl, mb. nd, ng.etj. Kuptimi i fjalës së përngjitur del: “ Hyji po flet ”.Del fare e qartë se zërat në majë të lisit nuk janë të Zeusit, por të Hyjit. Kjo na shpie në përfundimin se pelegrinët pellazgë vinin i luteshin e i faleshin Hyjit të tyre. Po pse autorët e lashtësisë e quajnë Zeus ? Sepse janw mbëhtetur tek mitologjia.

Dhe, pikërisht nga këto zëra në majë të lisit të Dodonës, mund të ketë zënë fill mitologjia.e antikitetit.

Fama e madhe e këtij tepulli do të ketë tërhequr masa të mëdha pelegrinësh. Kur largoheshin nga tempulli, tek të gjithë ata, vazhdonte të mbetej gjatë në mendja jehona e atij zëri në majë të lisit. I kujt ishte ai zë? Askush nuk kishte arritur të dallonte se cili fliste atje nga maja e lisit. .I kujt ishte ai zë ? Kush fliste? Zëri i kujt ? Zëri i kujt ? Në gjuhën e lashtë shqipe ky togfjalësh është shprehur me këto fjalë njërrokëshe: Ze us. Fjala e parë ze ka kuptimin e emrit zë, fjala us ka kuptimin e përënrtit dëftor kush, por si trajtë zanafillëse e këtij përemri ka qenë trajtën us. Kuptimi del: “ Zë kush ?” Si kemi sqaruar më lart, shqipja e lashtë i ka patur trajtat e fjalëve të ngurta, ato nuk mund të zgjedhoheshin ose të lakoheshin. Përemri dëftor us ( kush) ka patur të njëjtën trajtë për të gjitha rasat, prandaj togflaëshi zeus mund të ketë si kuptimin kush flet ashtu dhe zëri kujt është. Sa për rendin e fjalëve, pse është ze us dhe jo usze, duhet të dimë se rendi i fjalëve në shqipen e lashtë ka qenë i lirë, në vartësi të lehtësisë së shqiptimit. Le të kujtojmë emërtimin arban, sot e themi ban arë. Pyetja “ zeus” do të jetë përsëritur.masivisht dhe për një kohë shumë të gjatë. Duke mbetur një enigmë e pashpjeguar, ky emërtim do të jetë bërë burim për fantazinë. Ai do të ketë shërbyer si emër për një fuqi të mbinatyrshme. Është krijuar kështu miti i Zeusit. Krijimi i këtij miti do të ketë shërbyer si model për krijimin e miteve të tjerë: si Demetra ( perëndia e tokës ) Tetis, ( perëndia e detit ), Athinaja, Afërdita, Hera etj.

E gjithë kjo mitologji ka krijuar një përshtjellim tek besimi i shumë njerëzve.të asaj periudhe.

Ata besimtarë që kanë ruajtur traditat e tyre të lashta pellazge, duke ruajtur edhe gjuhën e tyre, kanë vazhduar të besojnë Hyjin e tyre, ndërsa ata besimtarë që janë shkëputur nga kjo traditë dhe e kanë humbur gjuhën pellazge, janë ndikuar më shumë nga mitologjia dhe kanë filluar të besojnë Zeusin si kryeperëndi si dhe perënditë e tjera.të shumta.

Në mbishkrimet që janë gjetur në territorin e Ilirisë, të Italisë, Maqedonisë, Bullgarisë ( Thrakisë ) etj, vëmë re se banorët e tyre besojnë vetëm tek Hyji.

.Shqetësimin për këtë pështjellim të besimit, nuk arrijmë ta gjejmë as në materialet e autorëve të antikitetit, as në mbishkrime të lashta. Por, e gjejmë shumë të qartë në Shkrimet e Shenjta. Zoti thotë: “Mjerë profetët e pamend që ndjekin frymën e tyre duke.mos parë asgjë. Dora ime do të bjerë kundër profetëve që kanë vegime të rreme dhe shqiptojnë shortari të gënjeshtërta. atëhere, do të pranoni që unë jam Zoti “ 13 Bibla Dhjata e Vjetër dhe Dhiata e Re, botim1995 f.856 3,9)

Lindja e Krishtit shënoi lindjen e një epoke të re, fundin e besimit mitologjik dhe rikthimin tek besimi universal, tek Hyji. U shkërmoq tëreësisht ngrehina e perëndive mitologjike. së bashku me Zeusin.

Por lindja e Krishtit dhe e fesë të krishtere krijoi probleme të tjera. Në shumë,vende, ku ishte ruajtur i pacënuar besimi tek Hyji, popullarizimi i rrufeshëm i Krishtit, shkatoi një reagim negativ. Jo se nuk duhet të kenë besuar se ai do të ishte një i dërguar I Hyjit, sepse ata Krishtin e shihnin si një profet, por, po krijohej përshtypja se Krishti po i kalonte caqet e një profeti në raport me Hyjin, po u krijohej përshtypja se Krishti po e dublonte Hyjin. Fjala Krisht është formuar nga përngjitja e fjalëve njërrohëshe të shqipes së lashtë: kri – ist. Fjala kri ka kuptimin krye. Kujtojmë se ende në disa të folme të krahinave tona ruhet trajta kri / kri: krietar,kriesi etj, fjala ist ka kuptimin e foljes ishte. Kuptimi përngjitjes del: “ Krye ishte ” Pra Krishti duhej të shihej si një profet,

Sipas Biblës, përpara se të lindte Krishti, kanë qenë disa profetë si Elia, Isai, Jeremia etj. Edhe ata përcillnin fjalën e Zotit, por Krishti, si profet i rilindur, duhj të shihej si kryeprofeti.

. Koha e gjatë deri në njohjen institucionale të Krishtit dhe krishtërimit nga Roma, duhet të jetë karakterizuar nga një debat i gjatë dhe i shpër për të gjetur një konsensus, për pranimin e tij në raport me Hyjin. Këtë e vëmë re tek formulimi që i ka bërë Këshilli i Parë Ekumenik në vitin 325 parimit bazë të krishtërimit: “ Besoj në një Perëndi, Atin e tërëfuqishëm, krijuesin e qiellit e të dheut,dhe të gjithë të dukurve e të padukurve,” Me këtë kuptohet qartë se ngulet këmbë në faktin që ekziston vëtëm një Zot, Ati i tërëfuqishëm dhe çdo gjë tjetër është krijesë e tij, duke përfshirë edhe Krishtin, si “ gjë e dukshme ”

Iliret, ashtu si etrusko – romakët, kanë vazhduar të ruajnë besimin tek Hyji edhe gati katër shekuj pas lindjes së Krishtit. Përhapja e tij në territoret ilire lidhet me një letër të Shën Palit, ku thotë se. “ Nga Jeruzalemi e për së gjati deri në Iliri, unë kam predikuar gjerësisht ungjillin e Krishtit ”..

Më pas Iliria, nën pushtimin romak, përqafoi tërësisht besimin e krishtesë i cili varej nga Vatikani. Kur u nda Perandoria Romake, në vitin 379, Iliria i përkiste politikisht pjesës lindore, por nga ana fetare mbeti nën Kishën e Romës,

. Skizma e vitit 1054 u pasua nga e gjithë Evropa Juglindore; këtu u përfshi edhe Shqipëria, me përjashtim të një pjese të vogël të Veriut që mbeti katolike dhe e ruajti në vazhdumësi këtë besim deri në ditët tona.

Kështu pra Shqipëria hyri nën juridiksionin politik e fetar të perandorisë së Lindjes. Pas rënies së Kostandinopolit, në vitin 1453, Perandoria Bizantine mori fund, por Shqipëria mbeti nominalisht nën juridiksionin e Kishës së Lindjes, për aq kohë sa vazhduan luftërat heroike të Skënderbeut kundër turqve.Pas vdekjes së Skënderbeut Shqipëria u pushtua nga turqit dhe, gjatë sundimt të gjatë të tyre, një masë e konsidrueshme shqiptarësh u konvertuan në fenë myslimane. Ky konvertim ndodhi për disa arsye, por, ndër arsyet e shumta, është edhe ajo që thotë F.Konica. “ Ky kthim në masë mund të shpjegohet me faktin se shqiptarët ishin identiteti më i vogël racial në mes popujsh armiq sllavët nga njëra anë dhe grekët nga ana tjetër. Duke bërë një përpjekje të dëshpëruar për vetëruajtje, ata vendosën të qëndronin zotër në tokën e vet dhe pranuan të merrnin fenë e pushtuesve.”

Si përfundim mund të themi se bashkjetesa fetare shqiptare e ka bazën tek ruajtja, tek trashëgimia e në një besimi unik të lashtë, besimi tek Zoti, tek Hyji, pavarësisht konvertimeve të ndryshme.
Këtë vazhdimësi arrijmë ta vëmë re edhe në ditët tona/
1 Vazhdimësia e një pelegrinazhi masiv në malin e Tomorrit.

Në kohën tonë ky pelegrinazh lidhet me vizitën tek varri i Abaz Aliut i ndërtuar në pikën më të lartë të Malit të Tomorrit, në Çukën Partizan, por më parë kjo çukë është njohur me emrin Çuka e Peljes.ose Çuka e Plakës.

Dihet se varri i Abaz Aliut ndodhet në Siri Dihet gjithashtu se qenë bektashinn të devotshëm për profetin e tyre,ata që sjellën këtu një grusht dhe nga varri i tij dhe u përzgjodh ky mal i shenjtë për një varr të tij. Kjo tregon se ky mal është konsideruar si një mal i shenjtë në çdo kohë, pa ndërprerje dhe se pelegrinazhi nuk do të jetë ndërprerë..

“ Gjithë bota vinë qëmoti
Në Tomorr ku ishte Zoti
Që t’i fallen Perëndisë
Zotit madh të gjithësisë ” N. Frashëri

2 Shqipëria është i vetmi vend ku ruhet ende emri i Hyjit të lashtë pellazg. Kemi thënë më lart se trajta zanafillëse e Hyjit ka qenë I. PIkërisht këtë trajtë zanafillëse e gjejmë në ritin e vajtimit në Shqipëri.

Kur fillon vajtimi me kuje i grave, ai fillon me thirrjet oi, oi. O Hyji, o Hyji. Sipas botkuptimit të njerëzve të lashtë, vdekja ishte një largim nga jeta tokësore dhe vajtje tek Hyji. I bëhet thirrje atij për ta marrë pranë personin e tyre të dashur. Edhe fjala kuje është një pyetje për Hyjin “ Ku je?” o Hyji.

Kur falet ose betohet sot një shqiptar, fare rrallë i drejtohet profetit të fesë që i përket, por i falet dhe i lutet Zotit, i cili simbolizon krijuesin, Hyjin e pellazgo – iliro – shqiptarëve .

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close