“The Economist”: Shqipëria me demokracinë më të përmirësuar në Europën Lindore

ATSH/ – Shqipëria është vendi ku demokracia ka pasur prirjen më të madhe në përmirësimin e saj, krahasuar kjo me të gjitha vendet e Europës Lindore, sipas revistës prestigjioze britanike ”The Economist”.

Bazuar në Indeksin Global të Demokracisë për vitin 2020 ”Shqipëria ka njohur një përmirësim të ndjeshëm dhe ka arritur në kuotën e 6,08 pikëve duke u kategorizuar kështu si një ”demokraci defektoze”, ndërkohë që pak kohë më parë ajo kolasifikohej në kategorinë ”regjim hibrid”.

Në kategorinë aktuale renditen të gjitha shtetet anëtare të BE-së që ndodhen në Europën Lindore si Hungaria, Republika Çeke apo Polonia.

Shqipëria dhe Serbia janë te vetmet vende joanëtare të BE-së që janë renditur në këtë kategori.

Ky përmirësim vjen si pasojë e disa faktorëve, përfshirë një rritje në nivelin e mbështetjes që i është dhënë demokracisë nga opinioni publik shqiptar.

”Qeveria po ashtu ka ndërmarrë një sërë reformash zgjedhore, të cilat i bëjnë ligjet elektorale të Shqipërisë të kenë të njëjtat standarde si ato të Bashkimit Europian, ndërkohë që vendi përgatitet për fillimin e bisedimeve për anëtarësim”, shkruan revista sipas https://www.economist.com/.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close