4 Shkurt 1945 – Në Krime nis Konferenca Ndërkombëtare e Jaltës

Presidenti amerikan Franklin D. Roosevelt, kryeministri britanik Winston Churchill dhe udhëheqësi sovjetik Joseph Stalin takohen në Jaltë, për të diskutuar dhe planifikuar botën e pasluftës – domethënë, përcaktimin e mënyrës së rishpërndarjes së pushtetit dhe ndikimit. Pikërsht në Jaltë, shumë nga historianët shohin rrënjët e Luftës së Ftohtë.
Ishte tashmë e përcaktuar që një Gjermani e mposhtur, do të ndahej në zona të pushtuara nga Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Franca dhe Bashkimi Sovjetik, fuqitë kryesore aleate. Pasi të hynin në Gjermani, aleatët do të ç’mobilizonin ushtrinë naziste, dhe nxirrnin para gjyqit kriminelët e luftës.
Ndërkohë, një komision i posaçëm do të përcaktonte dëmshpërblimet e luftës. Por çështja më e rëndësishme, ajo që do të fuste konferencën në histori, ishte harta e Stalinit mbi Evropën Lindore. (Kërkesat e Stalinit kishin filluar herët, me dëshirën që konferenca të mbahej në një vendpushim në Detit e Zi pranë BRSS-së. Ai pretendonte se qe shumë sëmurë për të udhëtuar larg).
Roosevelt dhe Churchill u përpoqën të krijonin një front të bashkuar kundër diktatorit sovjetik; këshilltarët e tyre kishin përcaktuar tashmë pozicione të qarta për Evropën, dhe krijimin e Kombeve të Bashkuara. Ata parashtruan parimet e Kartës së Atlantikut, të formuluara që në gushtin e vitit 1941, që do të siguronin “jetën, lirinë, pavarësinë, si dhe lirinë e besimit” për një Evropë të lirë, dhe që garantonin, se vetëm ato kombe që i kishin shpallur luftë fuqive të Boshtit, do të mund të anëtarësoheshin të parat në OKB.
Stalini u pajtua me këto parime (megjithëse u tërhoq nga premtimi i tij se të 16 republikat sovjetike, do të kishin një përfaqësim të veçantë brenda Kombeve të Bashkuara), si dhe një marrëveshje me anë të së cilës Tre të Mëdhenjtë, do të ndihmonin çdo komb të pushtuar më herët nga fuqitë e Boshtit, në krijimin e “autoriteteve të përkohshme qeveritare, që përfaqësojnë gjerësisht të gjitha elementet demokratike të popullsisë… dhe vendosen më pas të qeverive legjitime përmes zgjedhjeve të lira, dhe në respekti të plotë të vullnetit të popullit”.
Në këtë kuadër, Roosevelt dhe Churchill i dhanë mbështetje qeverisë polake në Londër. Stalini kundërshtoi, duke mbështetur qeverinë e Komitetit Polak të Çlirimit Kombëtar, e mbizotëruar nga komunistët polakë pro-sovjetikë me seli në Poloni. I vetmi kompromis që u arrit, ishte përfshirja e grupeve “të tjera” politike në komitet. Sa i përket kufijve të rinj të Polonisë, ato u diskutuan, por nuk u arrit në ndonjë përfundim.
Konferenca krijoi iluzionin e një unanimiteti, veçanërisht në dritën e riangazhimit të Stalinit për mbajtjen e zgjedhjeve të lira në ato vende të Evropës Lindore, që çliruan sovjetikët në fund të luftës. Roosevelt dhe Churchill, i besuan Stalinit, para së gjithash për shkak se kishin nevojë për sovjetikët për të mposhtur japonezët. Në fakt, BRSS luajti një rol shumë më të vogël në dhënien fund të luftës në Lindje, sesa supozohej më herët. Por s’kishte më kthim pas. Një “perde e hekurt”, kishte nisur të binte mbi Evropën.K.E

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close