Avokado, fruti që duhet të jetë gjithmonë pjesë e dietës tonë ushqimore

ATSH-Bledi Naska/ Pak fruta kanë frymëzuar një mani aq të madhe sa avokadot. Dhe, sigurisht që këtë reputacion të fituar, e ka të merituar. Me këtë frut ne mund të përgatisim gjithçka, që nga gatimet dhe deri tek sallatat.

E ashtuquajtura “Mirësia e gjelbër”, e cila vjen nga Amerika Qendrore dhe Jugore, filloi të bëhej e modës në të njëjtën kohë kur njerëzit ishin më shumë se kurrë të stresuar prej masës së tyre dhjamore në trup vite më parë.

Pavarësisht vetive të mira që ka avokado, sidoqoftë, ekziston një konfuzion në lidhje me mënyrën se si avokadot mund të jenë me kaq nivel të larta në yndyrë dhe kalori, gjithashtu!

Të jeni të sigurt, yndyrnat në avokado (të quajtura yndyrna të pangopura) janë të shëndetshme për zemrën dhe mund të ndihmojnë në ngritjen e kolesterolit “të mirë” HDL dhe në uljen e kolesterolit “të keq” LDL .

Avokadot janë të pasura me fibra, të cilat janë gjithashtu të mira për shëndetin e zemrës dhe zorrëve. Ka edhe kaq shumë mënyra për të shtuar këtë frutë yndyror në pjatën tuaj. Avokadot mund të hahen të ëmbla, në një byrek apo edhe me pakë çokollatë.

Një kokërr normale avokadoje përmban 322 kalori të cilat duken shumë, por nëse ne e ndajmë atë në disa rracione mund të përfitojmë vlerat e saj të jashtëzakonshme, por edhe nuk e teprojmë njëkohësishtë me yndyrnat dhe kaloritë.

Sidoqoftë, mjekët, dietologët dhe nutricionistët bëjnë apel që këtë frut ta kemi pjesë të djetës tonë ushqimore sa më shpesh të jetë e mundur.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close