Coronavirusi mund të infektojë pankreasin

ATSH-DPA/ – Në rastet e rënda, COVID-19 mund të ndikojë në pankreas duke infektuar qelizat beta që prodhojnë insulinë, sipas një studim gjerman, i botuar sot në revistën “Nature Metabolism”.

Studiuesit në spitalin universitar në Ulm thanë se gjetjet mund të shpjegojnë simptomat e ngjashme me diabetin, të gjetura në pacientë të caktuar që janë prekur rëndë nga sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi i ri.

Sipas tyre, ato mund të shpjegojë edhe përkeqësimin e metabolizmit të sheqerit në diabetikët e njohur, që janë infektuar me virusin.

Studiuesit e ekspozuan indin e pankreasit ndaj virusit për të konstatuar nëse ai mund të infektohet.

Në trupat e pacientëve të vdekur, gjatë ekzaminimit, u zbuluan proteina të virusit në pankreas, edhe kur ato nuk gjendeshin më në mushkëri./

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close