Krerët e shtetit shkelin ligjin për AKI-në

Mosdakordimet politike e kanë lënë Agjencinë Kosovare të Inteligjencës së Kosovës pa drejtor që nga 17 dhjetori i vitit të kaluar kur ishte larguar Kreshnik Gashi.

Kështu Ushtruesja e detyrë së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri në detyrë Avdullah Hoti kanë shkelur edhe Ligjin për AKI-në.

Në nenin 5.3 të këtij ligji përcaktohet se “Presidenti i Republikës së Kosovës së bashku me kryeministrin, emërojnë së bashku drejtorin e AKI-së brenda 20 ditësh pune nga dita kur pozita mbetet e lirë”.

Se ka mospajtim mes Osmanit dhe Hotit e ka pranuar edhe zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Antigona Baxhaku.

“Kryeministri Hoti ka bërë një propozim për këtë post, ndërkohë edhe UD e Presidentit ka bërë një propozim, për të cilin nuk është dakorduar me kryeministrin. Nuk ka dakordim midis tyre për kandidaturat. Procesi është në këtë faze dhe nuk besoj se mund të këtë një vendim para zgjedhjeve”, tha Baxhaku.

Albanian Post ka dërguar pyetje edhe në adresë të zyrës për media të Osmanit, për ta pyetur pse nuk është përzgjedhur ende shefi i ri i AKI-së, por nga ky institucioni nuk kanë kthyer përgjigje.

Sipas njohëses së çështjeve të sigurisë, Besa Kabashit, në këtë pozitë duhet të vendoset një person profesionist dhe që është i pranuar nga pozita dhe opozita.

“Kjo do te mundësonte që një pozite e tillë të ushtrohej si duhet, dhe për mandat të plotë, pa ndërhyrje politike dhe duke i mundësuar AKI-së të bej punën e saj të rëndësishme, pa preferenca politike”, potencoi ajo.

Sipas saj, ndryshimi i shpeshtë i drejtorëve të këtij institucioni po shihet si i dëmshëm për sigurinë kombëtare të vendit.

“Ndryshimi i shpeshtë i kësaj pozite dëmton rëndë sigurinë në vend, duke e dite se ne Kosove procesi i bartjes së përgjegjësisë bëhet formalisht, apo duke krijuar hapësirë serioze për humbje të informatave të rëndësishme nga paraardhësi te pasardhësi në një pozite të tillë”, përfundoi Kabashi.

Ish-drejtorit, Kreshnik Gashi, i ishte kërkuar nga kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, që të lironte pozitën më 17 dhjetor 2020. Në këtë kërkesë, Hoti ishte mbështetur edhe nga u.d e presidentit, Osmani.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close