Hoti thotë se”Kurti s’do ta ketë shansin të vijë në pushtet”

Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti ka deklaruar të premten se kandidatit të VV-së për kryeministër, Albin Kurtit nuk do t`i vijë më shansi që të jetë në pushtet e rrjedhimisht edhe të rishikojë marrëveshjen e Uashingtonit.

Hoti, pas vizitës që pati në “Bardha Akademi”, tha se Kurtit i kanë dhënë njëherë shansin që të jetë në pushtet, porse gjatë 52 ditëve sa ishte në pushtet ka shkelur dy herë Kushtetutën.

Sa i përket deklaratës së Kurtit se do të shfuqizojë vendimet e Hotit kur të vijë në postin e kryeministrit, ky i fundit tha se vendimet e tij janë të pakontestueshme.

“Qytetarët nuk do t’ia japin më shansin që të jete në pushtet. Vendimet që i kam marrë unë s’ka kush që i konteston. Imagjino të kontestohet marrëveshja e Uashingtonit”, u shpreh ai.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close