Ikona e “Ungjëllizimit”, vepra e ikonografit Athanas Zografi e realizuar në vitet 1760-1780

ATSH/ Ikona e “Ungjëllizimit”  me origjinë nga kisha me të njëjtin emër në Tiranë, i atribohet ikonografit Athanas Zografit me origjinë nga Korça dhe mendohet të jetë realizuar në vitet 1760-1780.
Muzeu i Artit Mesjetar Korçë bën të ditur se ikona e “Ungjëllizimit” është shembulli tipik i dobësisë që kishin piktorët në atë kohë për modelet perëndimore në stilizim dhe frymën e barokut. Virgjëresha është e ulur në një fron të dekoruar dhe të gdhëndur sipas stilit barok.
Kryeëngjëlli Gabriel me veshjen e tij të shndritshme që rrjedh nga pas, qëndron mbi një re duke zbritur me këmbën e majtë për të krijuar një atmosferë të bukur. Ai mban në dorën e djathtë një zambak të bardhë për tia dhuruar atë Virgjëreshës Mari dhe duke treguar me dorën e majtë Shpirtin e Shenjtë (në formën e pëllumbit).
Veshjet luksoze dhe materialet me dantella tregojnë preferencat e autorit për dekoracione të pasura. Në ballkonet e ndërtesave të larta qëndrojnë profetët David dhe Solomon që shpesh janë prezentë në skenat e ungjëllizimit.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close